Connect with Us

Tronditëse/ Futbollisti i klubit të La Ligës, dënohet me 2 vite burg

La Liga

Tronditëse/ Futbollisti i klubit të La Ligës, dënohet me 2 vite burg

Publikuar

-

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite burg. Shkak për këtë është bërë një video erotike, e shpërndarë nga lojtari në rrjetet sociale.

Në video shfaqej një grua duke kryer marrëdhënie seksuale, e cila menjëherë u bë virale në rrjetet sociale. Personi në fjalë akuzoi Sergi Enrik dhe Antonio Luna (ky i fundit ka qenë pjesë e Eibar në të kaluarën), për videon e shpërndarë dhe gjykata ka vendosur ata t’i dënojë me dy vite burg.

Të dy futbollistët në fjalë e kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar ndjesë, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dënimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

“Më thanë që je i vjetër dhe nuk luan dot në nivele të larta”, Suarez flet sërish për trajtimin nga Barcelona

Publikuar

-

Nga

Luis Suarez duket se nuk i del e keqja me mënyrën se si u trajtua nga Barcelona, teksa drejtuesit katalanas, së bashku me trajnerin Ronald Kuman i thanë se tashmë ishte i vjetër dhe nuk mund të luante në nivele të larta. Kjo pjesë duket se e ka prekur sulmuesin që me Atletiko Madrid po tregon se blaugranët gabuan, teksa shënon vazhdimisht në Madrid dhe po udhëheq ekipin drejt titullit.

“Ajo që vërtet më bezdisi ishte se më thanë se isha i vjetër dhe se nuk mund të luaja në nivele të larta. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Nëse unë nuk do të kisha bërë asgjë për tre apo katër vite, atëherë do t’i kuptoja, por unë në çdo sezon kam shënuar më shumë se 20 gola. Kam pasur gjithnjë statistikat më të mira pas Mesit.

Sot, e shohim se nuk është e lehtë të luash për Barcelonën. Shumë lojtarë që firmosën me klubin, nuk kanë pasur atë nivelin që pritej. Unë luajta për gjashtë vite me Barcelonën duke mbajtur nivel të lartë dhe duke përmbushur pritshmëritë. Te Barcelona kanë ndryshuar rrethanat, klubi duhet të ndryshojë. Unë e pranova këtë, e vetmja mënyrë që më shqetësoi ishte mënyra si ndodhi. Meritoja më shumë respekt”, u shpreh Suarez.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Football Leaks”: Real Madrid mori 200 milionë euro nga kompani në parajsat fiskale

Publikuar

-

Nga

Real Madrid rrezikon të përfundojë nën hetim për evazion fiskal, pasi ka përfituar nga pagesa të cilat kanë si burim kompani me bazë në parajsat fiskale në Ishujt Kajman, gjë që nuk lejohet nga shteti spanjoll.

“Football Leaks” ka zbuluar dokmentet e radhës që implikojnë madrilenët, të publikuara nga portali “InfoLibre”. Fondi “Providence” ka derdhur në arkat e klubit 200 milionë euro, nëpërjet dy kompanive që kanë qendrën e tyre në Ishujt Kajman, kompani të cilave klubi u ka kaluar pjesë të të drejtave të marketingut.

Sipas dokumentave të publikuar, shifra në total do të jetë 500 milionë euro për dy vite. Në këmbim të kësaj shifre, kompanitë në fjalë do të gëzonin 23,75% të rritjes së të drejtave tregtare të klubit si sponsorizimet, shitja e të drejtvae për platformat dixhitale, etj. Pagesa e parë prej 200 milionë eurosh përfshinte katërvjeçarin 2017-2021.

Dokumenti tregon se Real Madrid nuk e kishte firmosur akordin direkt me “Providence”, por me një kompani që kontrolloher nga ky fond, me qendër në Luksemburg dhe me një kapital bazë prej vetëm 20 mijë eurosh, pas të cilës fshiheshin këto dy kompani gjigande me qendër në Ishujt Kajman, një nga parajsat fiskale më të njohura në botë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Barcelona për “faqe të zezë”, ngec në shtëpi ndaj Kadizit

Publikuar

-

Nga

Barcelona ka treguar edhe sot se është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është ndalur në barazim 1-1 ndaj Kadizit.

Ishte Leo Mesi që zhbllokoi sfidën, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32’. Pas kësaj katalanasit vazhduan të krijojnë raste të shumta, por nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin. Kur të gjithë mendonin se fitorja ishte e siguruar nga skuadra e Kuman, pas rasteve të shumta, erdhi edhe barazimi.

Në minutën e 89’ Kadiz fiton penallti, e cila u shndërrua në gol nga Fernandez, duke i rrëmbyer kështu barazimin në shtëpi Barcelonës, e cila mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, 5 pikë më pak se Reali i vendit të dytë dhe 8 pikë më pak se Atletiko kryesues.

 

LEXO TE PLOTE