Showbizz
“Tërhiqja içik veshin”/ Ish banori i Big Brother kritikon Melisën: Sjellje e patolerueshme

Ish banori I Big Brother Damiano Agalliu ka dhënë mendimin e tij rreth sjelljes së konkurrentes së Përputhen Melisa Lleshi.
Ai ka kritikuar Melisën për sjelljen e patolerueshme ndaj konkurrenteve të tjera dhe I kërkon autores Olsa Muahmeti ti tërheqë veshin Melisës.
“Sjellja e Melisës është e patolerueshme kur i kthehet me mimika në fytyrë të tjerëve, në mënyrë tallëse. Olsa Muhameti tërhiqja çik veshin sepse aty bërtet duke thënë ‘Pse më shajnë mua vajzat’, ndërkohë mimikat dhe duart dhe ironitë në të shprehurit e saj është ajo që thotë Arjan Konomi ‘të neveritshme’. Një shprehje e bukur thotë mënyra sesi sillesh me të tjerët tregon për ty, edukatën dhe kulturën tënde”, shkruan Damiano.
Por pas kësaj kritike nuk ka vonuar as reagimi i Melisës në rrjetet sociale ku shkruan se ish banori i Big Brother po kërkon pak vëmendje./ CNA.al