Connect with Us

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur

Politikë

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur

Publikuar

-

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur

Sot në mbrëmje në televizionin e Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaçiut, pasuria e të cilit është sekuestruar pas akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës, janë publikuar disa sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke vlerësuar sondazhin, megjithëse Ylli Ndroqi njihet si një mbështetës i Ilir Metës dhe mik i afërt i presidentit, televizioni i tij tregon se LSI ka humbur mbështetjen e qytetarëve.

Partia e presidentit, sipas sondazhit të publikuar në televizionin pranë presidentit, është rrudhur. Pra, dhe vetë Ora News e Xhemail Pasmaçiut nuk ka mundur të japë të njëjtat shifra si në vitin 2017.

Sipas të dhënave nga tabelat, PS ka pësuar rënie nga 48.3% në 42.0% dhe 46.0%, LSI gjithashtu ka rënie nga 14.3% në 9.0% dhe 13.0%, ndërsa PD është rritur nga 28.9% në 33.-37%.

LEXO EDHE:  Berisha: Lidhjet e Ilir Metës me krimin dhe korrupsionin nuk kanë kufi

Edhe në sondazhet e orientimit të votës në Durrës dhe në Tiranë, sipas televizionit të trafikantit të drogës, LSI ka pësuar rënie.

Pra, edhe vetë televizioni pranë Ilir Metës ka treguar sot në sondazhet që mund t’i quajmë në daç serioze, në daç jo, se LSI-ja është rrudhur dhe është duke u shkërmoqur.

Ajo që CNA.al ka raportuar, është se në zgjedhjet e 2021-shit do të ketë surpriza, por këtë herë për shkatërrimin dhe përgjysmimin elektoral dhe humbjen masive të votave të LSI-së./ CNA.al

Si Mona po shkatërron partinë e Metës!?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  “Rama të japë llogari”/ Kryemadhi: Çfarë bëhet me paratë e check up-it dhe incerenatorëve

LEXO EDHE:  Analiza-Meta nxori zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ Ja si ndërkombëtarët u'a dogjën skenarët

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE