Connect with Us

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Kronika

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Publikuar

-

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme. Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur dhe banorët e zonës, të cilët shprehen për mediat se goditjet erdhën nga ajri.

‘’Ishim tek shtëpia brenda, po hanim bukë, ndodhi një goditje e jashtëzakonshme.  Pastaj erdhi goditja tjetër, për mua ishte nga ajri. Një goditje e jashtëzakonshme, ishin nga ajri dhe shpërthyen në ajër, punë sekondash.

Njoftuam operativin se s’kemi informacione, kishim frikë se mos ndodhte ndonjë tip cunami. Doli gjithë familja nga frika. S’pamë gjë. Ishin të papame.”, tha një prej banorëve të zonës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Dy të plagosur

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një 21 vjeçar me motor pranë rrugës së Kavajës.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Reporterët Pa Kufij “shuplakë” Ramës/ E çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur me lirinë e medias

LEXO EDHE:  Reporterët Pa Kufij “shuplakë” Ramës/ E çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur me lirinë e medias

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE