Connect with Us

Premtimet e Ramës për ekonominë/ Bushati “përplaset” me Haxhiun: U rrit pabarazia

Politikë

Premtimet e Ramës për ekonominë/ Bushati “përplaset” me Haxhiun: U rrit pabarazia

Publikuar

-

Premtimet e Ramës për ekonominë/ Bushati "përplaset" me Haxhiun: U rrit pabarazia

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu komentuan në emisionin “Shock” të Euronews Albania deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është pranë premtimit të tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Nën moderimin e gazetares Bruna Çifligu, dy analistët ndanë qëndrime të kundërta, ku Bushati tha se Rama ka dështuar, ndërsa Haxhiu tha se në tërësi gjërat kanë ecur mirë, por dy fatkeqësitë e fundit kanë përkeqësuar situatën.

Bushati tha se në tërësi qeveria e Ramës ka dështuar në të gjitha pikat kryesore të ekonomisë. Sipas tij kjo ndodhi pasi ekipi i tij qeverisës “kaq di të bëjë” dhe “kjo pa-aftësi” e ka zhytur në një pabarazi më të madhe vendin mes të pasurve dhe të varfërve. Bushati e konsideroi deklaratën për rreth 225 mijë vende pune të hapura, si deklaratë të pavërtetë. Ai tha se shifrat e përmendura janë kryesisht prej formalizimit dhe jo hapjes së vendeve të reja pune.

Haxhiu u mundua ta justifikojë se gjatë dy viteve të fundit vendi ka kaluar “dy fatkeqësi” si tërmeti dhe pandemia që sollën situata të vështira. Ai kujtoi duke iu referuar deklaratave të institucioneve ndërkombëtare të ekonomisë se Shqipëria ka pasur rritje të vazhdueshme ekonomike gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Haxhiu replikoi duke thënë se me formalizimin e rreth 225 mijë vendeve të punës është shënuar një arritje, se  “juridikisht vendet e punës nuk kanë qenë” dhe se në njëfarë mënyre premtimi është arritur. Ai tregoi se ishte i mendimit se gjatë qeverisjes së Ramës shtresa e mesme është rritur dhe hodhi poshtë pretendimet e Bushatit se ka pasur një theksim të pabarazisë.

LEXO EDHE:  “Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Bushati replikoi duke këmbëngulur se shtresa e mesme nuk është rritur fare dhe se aktualisht “më shumë taksohet truri se sa kapitali”. Ky pretendoi se qeveria ka tatuar me 23% të pagës profesionet e lira si inxhinierët, dhe këmbënguli se “një oligark paguan sot taksa më pak se një inxhinier, apo shkencëtar”.

Haxhiu e justifikoi mënyrën e taksimit me faktin se drejtuesit e sipërmarrjeve të mëdha kanë përgjegjësi më të mëdha, si për shembull punësimin e mijëra punonjësve dhe kjo duhet vlerësuar më shumë se sa prodhimet, apo produktet individuale.

Debat të fortë nxiti edhe çështja e borxhit publik, ku Bushati kujtoi se në kohën kur ishte në opozitë Rama, Shqipëria e kishte borxhin publik rreth 70% ndërkohë që sot ky borxh ka kaluar 80%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bën premtime sikur janë karamele”/ Balla kritika Bashës nga Elbasani

Publikuar

-

Nga

“Bën premtime sikur janë karamele”/ Balla kritika Bashës nga Elbasani

Krye i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me pensionistët  në Elbasan.

Duke folur për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune, Balla deklaroi se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë, sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” theksoi Balla.

LEXO EDHE:  INSTAT: Ekonomia shtohet me 2,4 % në tremujorin e katërt

LEXO EDHE:  Nga Nikoll Lesi/Letër për Batonin, Edi Rama shkon për lesh, presh ...!

Gjithashtu, Balla gjatë fjalës së tij ironizoi edhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se premtimet i ka si karamele./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE