LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset vëllai i anëtares së KPA/ Zbulohet dëshmia e tij

19 Janar 2021, 09:41, Kronika CNA
Plagoset vëllai i anëtares së KPA/ Zbulohet dëshmia e tij

Plagoset me thikë Admir Mulaj,  vellai i anëtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj.

Deri tani ende nuk është identifikuar autori, ndërsa në dëshminë e tij Mula është shprehur se nuk e njihte agresorin dhe se personi që e sulmoi ishte me kapuç.

Në momentin që është sulmuar, ai ka qenë duke bërë vrap nga zona e liqenit të Farkës.   Ngjarja ka ndodhur në datën 12 janar në zonën e Farkës, ndërkohë që nga ana e Policisë nuk ka pasur një njoftim zyrtar.

Admir Mulaj, është ndërtues pallatesh në kryeqytet. Më parë Admir Mulaj, është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga një biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti, i cili pretendonte se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartamentin. Edhe edhe vetë ndërtuesi Mulaj ka paditur në prokurori biznesmenin nga Vlora për akuzën e “mashtrimit”.

Admir Mulaj është pronar me aksione të plota i kompanisë së ndërtimit ?Construction Management Allience-Albania?, që ka ndërtuar një pallat në ish-zonës së bllokut në Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga