Showbizz
Pas takimit emocionues me Saimirin/ Enxhëll vetë-eleminohet nga gara për të fituar zemrën e “princit”

Konkurrentja e Love Story, Enxhëll është vetë-eleminuar nga gara për të fituar zemrën e Saimirit. Edhe pse pati një takim shumë romantik me Saimirin, ku shkuan në kinema dhe shkëmbyen biseda të ngrohta, ajo është shprehur se nuk po e përballon dot më situatën e krijuar dhe se preferon të vetë-eleminohet.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.
Kjo deklaratë e saj i ka habitur të gjithë, madje ka patur dhe shumë nga ata që i kanë kërkuar të rikthehet por Saimiri e ka thënë qartë që kjo nuk bëhet më.
Saimiri është shprehur se i respekton shumë edhe vajzat e tjera dhe nuk bëhet fjalë që ta lejojë Enxhëllin të kthehet./ CNA.al