LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dëborës dhe acarit/ Çfarë pritet të ndodhë nga dita e nesërme

19 Janar 2021, 10:28, Sociale CNA
Pas dëborës dhe acarit/ Çfarë pritet të ndodhë

Prej disa ditësh vendi jonë është përfshirë nga një moti i acartë dhe me temperatura nën zero. Por, pritet që në datat 22-26 Janar të rikthehet moti me shi në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim. Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik./CNA.al

Lajmet e fundit nga