LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL, shtyhet pa afat shqyrtimi i formularëve nga SPAK dhe GJKKO

19 Janar 2021, 16:25, Aktualitet CNA
OFL, shtyhet pa afat shqyrtimi i formularëve nga SPAK dhe GJKKO

Me vetëm një votë kundër Komisioni Parlamentar i Sigurisë i ka dhënë dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Brendshme për shtyrjen e pafat të shqyrtimit nga SPAK dhe GJKKO për kërkesat qe OFL i ka çuar subjekteve te krimit për konfiskimin e pasurive me burim kriminal.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë ku i pranishëm ishte dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj anëtarët e komisionit ngritën shqetësimin për zvarritjen e çështjeve. Sipas tyre shtyrja e afateve duhet të ketë një fund dhe për të mos pasur shkelje të procedurës penale.

?Të paktën duhet shkruar që qoftë Prokuroria, qoftë gjykata duhet të kenë atë afat I cili është I sanksionuar për ndjekjet penale edhe të tjera jo vetëm të referuar nga OFL. Të paktën ta sanksionojmë që të ndiqet kodi I procedurës penale?, tha Myslym Murrizi.

?Ky proces i parashikuar nga akti normativ nuk ka lidhje me kodin e procedurës penale. Është proces parandalues dhe proceset parandaluese nuk mund ti nënshtrohen afateve të parashtrimit siç mund ti nënshtrohet një krim normal?, u shpreh Julian Hodaj.

Ndryshimi i miratuar pritet të kalojë në seancën e radhës në Kuvend dhe synon vazhdimin e shqyrtimit të kërkesave që OFL u ka çuar Prokurorisë dhe Gjykatës deri në një vendim të formës së prerë.

Në një vit punë OFL ka përfunduar procesin e verifikimit për 515 subjekte të botës së krimit. Nga këto 243 formularë janë dërguar në prokurori ndërsa 272 të tjera janë arkivuar. 160 raste për 183 subjekte janë në duart e SPAK për 1970 pasuri në total. 19 llogari bankare janë referuar në SPAK ndërsa është kërkuar sekuestrimi i një organizate jofitimprurëse. 83 raste emergjente janë referuar ndërsa janë depozituar 19 kërkesa për masa parandaluese personale. 105 raste janë gjykuar të vlefshme nga Gjykata, e cila ka konfirmuar sekuestron, pjesa tjetër është në proces./CNA.al

Lajmet e fundit nga