Connect with Us

Ndarja e detit në arbitrazh, deputeti grek: Me Shqipërinë kërkojmë atë që kemi bërë me Italinë

Politikë

Ndarja e detit në arbitrazh, deputeti grek: Me Shqipërinë kërkojmë atë që kemi bërë me Italinë

Publikuar

-

Ndarja e detit në arbitrazh, deputeti grek: Me Shqipërinë kërkojmë atë që kemi bërë me Italinë

Parlamenti i Greqisë ka nisur diskutimet për projektligjin mbi zgjerimin me 12 milje në detin Jon, duke e cilësuar këtë si një të drejtë e pakontestueshme.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e të drejtës për zgjerimin e vendit.

Deputeti grek i partisë në pushtet, “Demokracia e Re”, Dimitris Keridis në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania me gazetaren Loneta Progni e cilësoi përpjekjen e Shqipërisë dhe Greqisë për të bërë delimitimin e kufirit në detin Jon si të ngjashme me atë që më herët të dyja vendet kanë bërë me Italinë.

Deputeti Keridis, njëherazi profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Pandio” të Athinës, duke shprehur keqardhje për rrëzimin e marrëveshjes që të dyja vendet arritën në vitin 2009, theksoi se zgjerimi i Greqisë me 12 milje është një e drejtë që i takon asaj, dhe se të dyja shtetet kanë rënë dakord që të pranojnë çdo vendim që do të marrë Gjykata Ndërkombëtare.

Përshëndetje z. Keridis dhe mirë se vini në Euronews Albania. Do të marrim disa minuta për të biseduar rreth çështjeve me te cilat përballen dy vendet tonaSë pari, do fillojmë me çështjen e detit. Unë do të doja të theksoja disa gjëra në lidhje me marrëveshjen detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në vitin 2009, marrëveshja u nënshkrua nën presionin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në ditët e sotme, bisedimet po zhvillohen nën presionin e pritjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE. Pyetja ime është, a po përballemi me një kushtëzim nga Greqia posaçërisht me atë marrëveshje, për aspiratën evropiane të Shqipërisë?

Përgjigje: Ju falënderoj që më keni ftuar në programin tuaj dhe për mikpritjen tuaj. Është kënaqësi që të kesh këtë mundësi për të komunikuar me qytetarët shqiptarë. Ashtu siç edhe e dini, Greqia ka mbështetur gjithmonë demokratizimin e Shqipërisë, duke filluar që nga vitet 1990 e në vazhdim dhe ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me institucionet ndërkombëtare të tilla si anëtarësimi në NATO dhe tani rruga drejt integrimit evropian. Greqia po investon shumë për prosperitetin e Shqipërisë, vendet tona janë shumë të afërta. Mijëra shqiptarë kanë gjetur strehë këtu në Greqi dhe janë pjesë e shoqërisë greke dhe sigurisht që kemi një komunitet shumë të fortë grek në Shqipërinë e Jugut, marrëdhënie tregtare të forta midis dy vendeve dhe shkëmbime kulturore të rëndësishmeNë këtë mënyrë, ishte për të ardhur keq që marrëveshja e nënshkruar gjatë vitit 2009 nuk u ratifikua për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Jemi këtu sot në një mënyrë shumë paqësore dhe miqësore për të zgjidhur çështjen me anë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ky është vendimi i dy qeverive. Këtu kishim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, drejt zgjidhjeve të bazuara në ligjet ndërkombëtare.

Shqetësimi kryesor këtu në Shqipëri, por supozoj se edhe në Greqi janë 12 miljet detare që Greqia pretendoi kohët e fundit në parlament. Zgjerimi i ujërave territoriale me 12 milje detare, a e ndryshon hartën e negociatave me Shqipërinë? Cili është efekti në negociatat për detin, apo në konfliktin për detin në Hagë?

Përgjigje: Shqipëria ka rënë pak a shumë dakord për këtë çështje dhe nuk ka kundërshtime. Në fakt, nuk kishte përse të kishte kundërshtime, sepse është diçka në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe është një vendim i tej zgjatur. Kohët e fundit, Greqia ka nënshkruar një marrëveshje për delimitimin e zonës ekskluzive ekonomike me Italinë dhe në bazë të kësaj marrëveshje jemi gati të ratifikojmë në parlament zgjerimin me 12 milje. Shqipëria vetë ka bërë të njëjtën gjë me Italinë për ujërat e veta territoriale. Jemi këtu për të bërë atë që Shqipëria dhe Italia kanë bërë më parë dhe mendoj që Tirana ka qenë shumë mbështetëse në këtë çështje.

Perse Greqia miratoi një ligj që shton 12 milje detare përpara dokumentit që të dy vendet do të miratojnë në Parlamentet përkatëse?

Përgjigje: Sepse kjo është një e drejtë unilaterale (e njëanshme) e vendeve bregdetare dhe nuk është subjekt i negociatave, nuk mund të vendoset nga vendet e tjera, nuk është e njëjta gjë si delimitimi i shelfit kontinental apo më e rëndësishme i zonave ekskluzive ekonomike. Çdo shtet, sipas të drejtës ndërkombëtare, mund të zgjerohet deri në 12 milje dhe Greqia rezervon të drejtën për të bërë të njëjtën gjë në rajonet e tjera të Greqisë, por një gjëja më e rëndësishme është që Shqipëria ka rënë dakord plotësisht.

Cila do të jetë zgjidhja më e mirë për çështjen detare të Greqisë dhe Shqipërisë?

Përgjigje: Mendoj se mund ta kishim pasur atë marrëveshje në vitin 2009, ishte me interes të dyanshëm, por Shqipëria vendosi të vepronte ndryshe. Pas kësaj, në fund gjetëm një zgjidhje të përbashkët në bazë të juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe jemi në pritje të vendimit të saj. Mendoj se do të ishte gabim që ta bëjë këtë çështje pjesë e politikës së brendshme dhe të luajë kartën e jo fleksibilitetit dhe të nacionalizmit. Le të jem shumë i qartë, gjëja e fundit për të cilën Shqipëria ka nevojë është një betejë e panevojshme me Greqinë, dhe e kundërta. Nëse mund ta themi, Shqipëria është një vend që ka bërë progres të madh gjatë këtyre 30 viteve, ka një performancë të jashtëzakonshme në Evropën Lindore përgjatë tranzicionit, por ka probleme të tjera sociale dhe të zhvillimit dhe duhet që të fokusohet në prioritetet e saj dhe e them këtë me qëllime të mira dhe si një mik i Shqipërisë, dhe si një njeri që e ka vizituar Shqipërinë dhe që ka punuar me të rinjtë shqiptarë në të kaluarën.

A do të pranonte Greqia çdo vendim të Gjykatës apo nëse vendimi nuk është ai që Greqia pret, do të kërkojë një rinegocim? Dhe për aq sa mund të na thuash, sa kohë mund të zgjasë çështja në gjykatë?

LEXO EDHE:  Rama shkoi në samit me atlete të bardha/ Komentuesit nuk ia përtojnë me kritika

Përgjigje: Nuk kam njohuri shumë të sakta në lidhje me skedulin dhe afatet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por jam në dijeni që kur dy vendet bien dakord që të nënshkruajnë marrëveshjen që ta kalojnë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ato nënshkruajnë gjithashtu angazhimin për t’iu bindur gjykimit/vendimit të Gjykatës. Dhe në këtë mënyrë, besoj se kemi të bëjmë me dy vende evropiane serioze, të cilat nuk do të kthehen mbrapsht nga ky vendim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka të gjitha akreditimet për ta gjykuar këtë çështje në mënyrën më të mirë të mundshme. Për Greqinë kjo është një çështje principi, sepse Greqia e ka bazuar politikën e saj të jashtme në ligjin ndërkombëtar dhe e propagandojmë atë në të gjitha forumet. Kemi gjithashtu një konflikt serioz me Turqinë në lidhje me delimitimin detar dhe duam që të dërgojmë mesazhin gjithashtu për fqinjin tonë lindor që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është rruga më e sigurt për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Lidhur me fqinjësinë e mirë në rajon, a mendoni se Greqia dhe Shqipëria duhet të zgjidhin çështjet e tjera me të cilat përballen, për shembull, Ligji i Luftës apo Çështja Çame? A do të kontribuojë kjo në një marrëdhënie më të mirë midis fqinjëve?

Përgjigje : E kuptoj që kjo është një çështje sensitive në Shqipëri, e cila është rikthyer herë pas here në domenin politik shqiptar, nuk është një çështje për Greqinë, por është një çështje për politikën e brendshme të Shqipërisë. Mendoj se shërben si një shpërqendrim. Kjo është një çështje mbi 70-vjeçare. Ne ishim në një moment të vështirë atëherë. Kemi çështje të tjera, të drejtat dhe pronat e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut, ose Epirin e Veriut siç e quajmë ne. Kemi një marrëdhënie të ngushtë midis vendeve dhe do të ishte mëkat dhe e panevojshme që ta lejonim që të ndodhte ky debat dhe të kishte prapavijë grupet nacionaliste, që më sa kuptoj janë gjithmonë të pranishme në këtë pjesë të botës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Basha garant i pushtetit të Ramës

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Rama-qytetarëve: Ju tërheqin nga hunda

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon.

Ministrja Xhaçka falënderoi Lord Ahmad për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.



Kryediplomatja shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, si dhe konfirmoi gatishmërinë për të punuar së bashku mbi prioritet e përbashkëta.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Basha garant i pushtetit të Ramës

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Basha garant i pushtetit të Ramës

Takim konstruktiv me Përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon, ku diskutuam mbi përgatitjet e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit.
Mirëpresim bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta të ndërtuara në traditën e gjatë të partneritetit dhe miqësisë të dy shteteve
”, shkroi ministrja në rrjetet sociale pas takimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Shoqja Ministre, vish çizmet e llastikut dhe hajde të dalim bashkë”/ Godet sërish deputeti i PD-së

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Saimir Korreshi pas deklaratës së në Kuvend, me të cilën “shkriu gazit” jo vetëm socialistët por edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, ka goditur sërish.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Korreshi I ka bërë thirrje Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër serat e shkatërruara nga furtuna.

Korreshi ka postuar edhe disa foto nga serat, duk heshur poshtë reklamat AZHBR-së për bujqësinë.

AZHBR sot paska nxjerrë reklam nga nje serë se si ndihmon fermerët dhe se çdo gjë në bujqësi shkon fjollë e se do hamë me lugë floriri.



Këto pamje janë të një tjetër fermeri që furtuna e disa diteve më parë ja uli në tokë 4,2 dy serë. Mundi e djersa po ashtu edhe të gjitha kursimet të shkuara dëm.

AZHBR ka ndonjë fjalë për këtë rast e për shumë e shumë të tjerë?? Apo vetëm me tesera të PS??

A e di AZHBR së njerëzit kanë braktisur serat si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit, si pasojë e rritjes në 100% te plehrave kimik vetëm në vitin e fundit, e rritjes së fidanëve e mungesës së fuqisë punëtore dhe me kryesorja e mungesës së tregut.

Shoqja Ministre e Bujqësisë të ftoj një ditë të veshësh çizmet e llastikut e të heqesh takat e bashkë me mua të vizitosh realitetin. Të shkojmë tek serat e njerëzve punëtore, të shohësh se si është situata reale. P.s. do të të shpie tek fermerë me bindje të majtë”, shkruan Korreshi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE