LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplaset me motorin/ Ndërron jetë një person

19 Janar 2021, 18:15, Kronika CNA
Makina përplaset me motorin/ Ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë aksin rrugor, Milot-Fushë Krujë, pranë kryqëzimit në Mamurras.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit me iniciale P.P.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se viktima i ka prerë rrugën makinës teksa ka qenë duke udhëtuar me motor dhe janë përplasur.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga