LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista e Monës/ Zbulohen 11 drejtuesit e LSI në qarqe

19 Janar 2021, 11:25, Politikë CNA
Lista e Monës/ Zbulohen 11 drejtuesit e LSI në qarqe

E ndërsa zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe opozita ka marrë vendimin që të dalë me dy lista, partitë kanë nisur emërimin e drejtuesve nëpër qarqe. Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim  ka deleguar drejtuesit e qarqeve.

Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi do të kandidojë në më shumë se një qark. Kryemadhi do të jetë në Elbasan e vetme dhe në Fier, së bashku me Kejdi Mehmetajn.

Në Vlorë drejtimi i qarkut i është besuar Luan Ramës, ndërsa Lezha do të jetë nën drejtimin e Agron Tushës. Qarku i Shkodrës do të drejtohet nga Agron Çela, ndërsa Durrësi i është besuar Elona Gurit dhe Bahri Shaqirit, i cili iku nga Presidenca për t?iu përkushtuar fushatës elektorale.

Në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nona, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari. Ndërsa Tiranën, Kryemadhi ia ka besuar nënkryetarit të LSI Petrit Vasilit.

Pritet që LSI të ketë një koalicion më vete por ky jo në çdo qark, por vetëm në disa prej tyre drejtuesit do jenë brenda LSI te PD, pra do ketë një koalicion fiktiv për të tentuar maksimalizimin e votës./CNA.al

Lajmet e fundit nga