Connect with Us

Lilaj, Hasani e Mici/ Tre emra “BIG” për merkaton e Partizanit

Sport

Lilaj, Hasani e Mici/ Tre emra “BIG” për merkaton e Partizanit

Publikuar

-

Partizani ka objektiva të qartë në këtë merkato janari. Gledi Mici dhe Sabien Lilaj janë dëshirat e klubit. Të dy janë pjesë e Prishtinës dhe me kontratë, por Partizani ka bisedime dhe i pret të dy futbollistët në kryeqytet, pasi të rikthehen nga Antalia, aty ku Prishtina do të luajë finalen e Superkupës së Kosovës kundër Dritës. Për Micin pritet të paguhet kartoni i tij, ndërsa Lilaj mund të vijë në formë huazimi. Ndërsa pista “Hasani” është nuk është mbyllur dhe te Partizani mbeten optimistë për firmën e fantazistit 30-vjeçar.

MICI – Sa i takon repartit të mbrojtjes, Partizani synon me çdo kusht firmën me Gledi Micin. Anësori 29-vjeçar ka eksperiencë në Superiore me Skënderbeun e Kukësin dhe shihet si një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë në rolin e tij. Mici ka kontratë me Prishtinën, por falë marrëdhënieve të mira të presidentit Demi me drejtuesit e Prishtinës, mund të arrihet në një akord dhe Mici të veshë fanellën e kuqe të Partizanit.

LILAJ – Dëshira e madhe e Dajës dhe Partizanit është Sabien Lilaj. Pas bllokimit të merkatos në verë, mesfushori 31-vjeçar firmosi me Prishtinën në IPKO Superliga. Gjithsesi, situata e mesfushorit në klubin kosovar nuk duket aspak e qetë, pasi shpeshherë është kritikuar dhe nuk po arrin të përshtatet. Me një ardhje te Partizani, edhe në formë huazimi, do të ishte një plus i madh për Lilajn, i cili do të punonte me një trajner që e njeh shumë mirë dhe në një kampionat ku ka tepër eksperiencë.

HASANI – Përveç dëshirës së madhe për Sabien Lilajn, Partizani mund të investojë shumë edhe për firmën e Ferhan Hasanit. “Buba” është një lojtar me kosto të madhe, por që bën diferencën. U duk se 30- vjeçari nuk do të firmoste me Partizanin disa ditë më parë, por bisedimet janë ende aktive dhe oferta e Partizanit është ende në fokusin e Hasanit dhe agjencisë së tij menaxheriale. Me ardhjen e Micit, Lilajt dhe Hasanit, pa diskutim që të kuqtë do të ishin favoritët absolutë për fitimin e titullit kampion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Surprizat në Europa League/ Slavia eliminon Leicesterin, Leverkuseni eliminohet nga Young Boys

Publikuar

-

Nga

Skuadra zvicerane, Young Boys, ka bërë befasinë e natës duke mposhtur Bayer Leverkusenin dhe duke e eliminuar nga Europa League, ndërsa Leicester ishte viktimë e Salvia Prague.

Young Boys kishin mposhtur Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë me rezultatin 4-3, por që pritej një rikthim i gjermanëve në ndeshjen kthyese.

Ishte Siebatcheu i cili shënoi golin e vetëm për Young Boys në min (43′). Skaudrat shkuan në pushime me avantazhin e zviceranëve. Ndeshje përfundoi, rezultati përfundimtar, Bayer Leverkusen 0-1 Young Boys.

Në anën tjetër, Leicesteri është shokuar në King Power Stadium nga skaudra çeke, Slavia Prague.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Angli, por çekët në pjesën e dytë shokuan anglezët. Ishte fillimisht Provod i cili shënoi në min (49′) për ti dhënë avantazhin Slavia Pragës.

Goditjen përfundimtare për Slavia Prague e dhe Sima në min (79′). Rezultati përfundimtar, Leicester City 0-2 Slavia Prague.

LEXO TE PLOTE

Sport

Milani kualifikohet me fat, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Europa League

Publikuar

-

Nga

Milan ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdan nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Europa League.

Edhe pse skaudrat u ndanë në barazim 1-1, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mik kualifikohet me tej.

Ndërkaq, në ndeshjet e mbrëmjes, nuk pa pasur shumë surpriza, teksa këto janë të gjitha rezultatet:

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

17-vjeçari i Bayernit zgjedh kombëtaren e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi 17-vjeçar i Bayernit të Mynihut, Jamal Musiala, ka zgjedhur “Pancerat” dhe do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajnerit Joakim Lëv në ndeshjet e muajit mars. Lëv është takuar personalisht me lojtarin dhe me sa duket e ka bindur atë që të refuzojë çdo tentativë të Anglisë për të zgjedhur kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë “Sky Sport” dhe “Bild” ditën e djeshme, të cilët janë shkruar se Musiala është i bindur edhe nga trajneri i Bajernit, Hansi Flik për të zgjedhur kombëtaren gjermane. Kujtojmë që lojtari luan prej dy sezonesh në Mynih dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen në skuadrën e Bajernit të Mynihut.

Vetë lojtari pranoi dje për faqen zyrtare të federatës gjermane të futbollit se e kishte patur të vështirë për të zgjedhur kombëtaren e duhur. “Nuk ishte e lehtë të zgjidhje mes këtyre dy kombeve. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam lindur në Gjermani dhe luaj prej disa kohësh këtu. Edhe pse në Angli jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si lojtar. Mezi pres të veshë fanellën e “Pancerave”, do të jetë një ndjesi e veçantë”, tha Musiala.

I pyetur nëse kishte shpresë për të qenë një lojtar i kombëtares në Europian, talenti u shpreh: “Është një ëndërr që dua ta bëj realitet. Edhe pse duhet që më parë të ingranohem me skuadrën. Shpresoj shumë që të jem pjesë e Gjermanisë në një turne aq të madh. Më parë duhet të bind trajnerin Lëv, nuk do të jetë lehtë pasi në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj. Këtë e di shumë mirë pasi shumë prej tyre luajnë te Bajerni. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

LEXO TE PLOTE