LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizte me armë dhe municione/ Arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

19 Janar 2021, 09:54, Kronika CNA
Lëvizte me armë dhe municione/ Arrestohet 23 vjeçari në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23 vjeçar për armëmbajtje pa leje, si dhe ka proceduar penalisht edhe shokun e tij 24 vjeç për moskallëzim krimi.

I arrestuar është i riu me inicialet J.Gj., 23 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më parë për veprën penale ?Armëmbajtje pa leje?, ndërsa shoku i tij me inicialet E.B, 24 vjeç, u procedua penalisht për shkak se dyshohet të kishte dijeni për armën që mbante qytetari i arrestuar dhe nuk e kishte denoncuar.

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme ?Shqiponjat?, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin: J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?.

Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin ?Gjergj Fishta?, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Ford? me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip ?Beretta? dhe 10 fishekë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga