Connect with Us

Largimi i 25 punonjësve në Spitalin e Shkodrës/ Drejtori tregon si qëndron e vërteta

Aktualitet

Largimi i 25 punonjësve në Spitalin e Shkodrës/ Drejtori tregon si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Largimi i 25 punonjësve në Spitalin e Shkodrës/ Drejtori tregon si qëndron e vërteta

Largimi i 25 punonjësve të laboratorit në Shkodër i cili u dha me koncesion ka sjellë akuza të forta nga ana e opozitës.

Këtyre akuzave u është përgjigjur ditën e sotme drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës Ardian Dajti, i cili u shpreh se me asnjë nga punonjësit nuk i është ndërprerë kontrata e punës dhe ato do të jenë pjesë e marrëveshjes së re me koncesionarin.

Ndërkohe sa i takon pretendimeve të PD-së se në kohë pandemie po largohen punonjësit, Dajti shprehet se është e kundërta, pasi gjatë periudhës së pandemisë në spitalin e Shkodrës është rritur numri i personelit.

Unë si titullar i këtij institucioni duhet të bëj disa të bëj disa sqarime. Në radhë të parë asnjë përfaqësues i angazhuar i çfarëdo lloj cilësia mjek apo laborant në laboratorin e Shkodrës nuk do të ndërpres marrëdhënie financiare, pra me këtë dua të theksoj se lajmi që punonjësit e laboratorit janë të papunë më duket i pavërtetë.

Nga ana tjetër ne jemi në një proces që së shpeti do të filloi privatizimi ose dhëni a me koncesion e laboratorit por të gjithëve punonjësve të laboratorit do tu jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm  krijojnë marrëdhënie pune , pra asnjëri prej tyre nuk do të largohet.

Me këtë dua të shuaj frikën që mendohet se disa punëtor duhet të ikin dhe do të zëvendësohen me disa të tjerë. Të gjitha veprimet që do të realizohen nga titullari i institucionit do të jenë në transparencë të plotë, nuk ka asgjë të fshehtë. Këto kohë ne kemi shtuar staf edhe mjek në pension që u shpërbejnë të sëmurëve me Covid”, u shpreh Dajti./CNA.al

https://www.cna.al/2021/01/18/laboratori-jepet-me-koncesion-shkarkohen-25-punonjes-ne-spitalin-rajonal-te-shkodres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Nxirret trupi i pajetë i shoferit të makinës që ra në Drin

LEXO EDHE:  “I rreh Rrumi” / Basha “zbulon” pse nuk vijnë investitorët e huaj

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një pyetje publike Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe LSI për inceneratorët

Publikuar

-

Nga

Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Meta fton Kryemadhin për konsultime

Monika Kryemadhi dje në një dalje televizive në emisionin “Opinion” në Tv Klan denoncoi atë skandalin e madh që pritej dhe në fund bëri një vrimë në ujë.

Fatkeqësisht pritshmëritë ishin të mëdha se çfarë do të thoshte e do bënte Monika Kryemadhi në paralajmërimin e saj të bërë dy ditë më parë dhe në fund shkoi tek një denoncim që është bërë nga mediat. Është investiguar nga CNA.al dhe dokumentat janë publikuar të gjitha, edhe gjatë kohës kur Monika ka qenë në pushtet me Edi Ramën. Në kohën kur Lefter Koka ishte ministër, pasi skandali i inceneratorëve nuk fillon pas 2017.

Inceneratori i Tiranës është firmosur në 2017, gjithçka fillon gjatë qeverisjes Rama-Meta. Doli dhe tha ato që BIRN, CNA.al, Hashtag e shumë media të tjera i kanë shkruar më parë i kanë denoncuar. Ndërsa disa media të tjera në atë kohë në shërbim edhe të Ilir Metës nuk i denoncojnë edhe sot e kësaj dite dhe nuk i raportojnë.

Monika nxorri një tufë me letra dhe nuk bëri gjë tjetër, thjesht dhe vetën tha se Arben Ahmetaj i kishte kopsitur letrat, pra shfajësoi ish ministrin e Financave, atë aktual sot të Rindërtimit për akuzat që ishin ngritur në opinionin publik ndaj tij, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha gjatë shtatorit të vitit të shkuar i cili denoncoi publikisht inceneratorët pas këmbënguljes së fortë të medias.

Edhe Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi janë kujtuar të flasin pas katër vitesh për këtë aferë korruptive që është skandali më i madh, ndoshta i 30 viteve demokraci. Thelbi i asaj që Monika duhet t’i qendronte fort ishte shkelja e madhe e ligjit që nuk ka SPAK që mund ta mbulojë as Klodian Zoton, as gruan e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen, as inceneratorin e Elbasanit, të Fierit apo Tiranës ku në dy prej tyre ende nuk ka inceneratorë. Ai i Elbasanit kontestohet, por gjithësesi ka një fakt shumë të rëndësishëm, qeveria shqiptare ka paguar para përpara se inceneratorët të jepnin shërbim. Kjo është pika që Monika nuk e tha ashtu siç duhej. Nuk e ka thënë as Lulzim Basha, nuk i ka qendruar askush në kokë.

Kjo është pika që “varros” korrupsionin e inceneratorëve. Qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë dhe me paratë e saj ia ka dhënë një privati i cili ka marrë ato nga taksat e shqiptarëve për të ndërtuar inceneratorët. Pra janë ofruar nga buxheti i shtetit miliona euro pa pasur një shërbim. Por, thelbi i gjithçkaje nuk qendron vetëm këtu, qendron tek fakti pse foli Monika pas katër vjetësh.

Ne kemi disa pyetje publike për të:
Së pari a ka marrë LSI apo njerëz pranë saj, fonde, shuma parash nga pronarët e inceneratorëve dhe investimet e bëra nga taksat e shqiptarëve?

A ka pasur LSI, njerëzit që firmosën inceneratorët në listat e saj si kandidatë për deputetë?

A ka marrë para zyrtarisht ose jo zyrtarisht LSI nga inceneratorët ashtu siç marrin shumë media në Shqipëri me fatura ose pa fatura.

Pse ka heshtur katër vite Monika Kryemadhi?

Pse nuk e denoncoi Lefter Kokën që në fillimin e aferës por kujtohet tani, pak javë para zgjedheve?

Këto janë disa nga pyetjet që nëse Monika nuk i jep përgjigje ne mund tja themi dhe shqiptarët do t’i mësojnë.
Jo se do mbrojmë inceneratorët, ata për ne janë një aferë e madhe korruptive dhe ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë me dokumenta ekskluzive. Ato që Mona i valviste dje, ne kemi vite që i nxjerrim, por morali i gjithë fabulës është një:

LEXO EDHE:  Pse nuk ikën Vangjel Dule nga koalicioni?

LEXO EDHE:  Mustafaj: Rama është kokëfortë, opozita e qartë në platformën e saj  

Pse foli kaq vonë Monika dhe a ka marrë para? A mund të flasë Monika për inceneratorët kur firmëtarët e tyre kanë qenë përfaqësues të LSI. Le të presim Monikën të përjigjet dhe të thotë të vërtetën./CNA.al

 

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

 

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

 

 

 

 

Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

Akuza për inceneratorin e Tiranës/ Lefter Koka i përgjigjet Kryemadhit: 25 prilli do vijë furishëm

Kryemadhi kujtohet për koncesionet e inceneratorëve/ Është afera më e madhe korruptive

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën

 

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

Afera e inceneratorëve/ Pse u detyrua të flasë “fantazma” Stela Gugallja?

Skandali me inceneratorët/ PD padit qeverinë në SPAK

Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE