Kronika
Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet e djegur në autostradën Gjegjan-Reps, në Pukë
Lala tregoi se Pecorelli ka hyrë në territorin shqiptar më 3 janar për të takuar bashkëjetuesen e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.
Ajo tha në emisionin “Open” se biznesmeni ishte nisur për në veri për të eksploruar zonën për një mundësi investimi.
Sipas saj, në makinën që kishte marrë me qira biznesmeni, u gjetën një orë dhe një telefon gjysmë i djegur.
“Nga ekzaminimet është gjetur një orë dhe telefon gjysmë i djegur. Natën ku u mor me qira automjeti ishte një nga ditët kur pati përmbytje. Vetëm të nesërmen u panë mbetjet e trupit. Policia këtu duhet të ishte më transparente, se nuk dha asnjë shpjegim që aty kishte skelet njeriu. Në fillim ai ishte në Vlorë për të takuar bashkëjetuesen pasi ka një fëmijë me të, po pastaj ajo iku në Perugia.
Ajo tha se nga Rinasi ka shkuar në Vlorë pasi thotë se do kishin një biznes atje, më pas ka shkuar në veri për të eksploruar zonën për një mundësi biznesi. Tashmë nga vrasja po shkohet drejt ngjarjes aksidentale, sepse makina është djegur ngadalë, s’ka gjurmë mbetjesh djegiesh”, deklaroi gazetarja./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Burri nga Kukësi i zhvat 12 milionë lekë 72 vjeçarit
Një të moshuari në Kukës i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar. Mësohet se qytetari e...