Connect with Us

Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Politikë

Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Publikuar

-

Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë surpriza.

E ftuar në Real Story, teksa foli për programin e opozitës, Gjosha theksoi se më 26 prill do të kemi një tablo ndryshe, për faktin se, sipas saj, ka shumë të rinj që i bashkohen LSI.

“Ne punojmë pafund me zonën gri, sepse fituesit e zgjedhjeve këtë radhë do të jenë ata që do të bëjnë të besojnë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar kurrë.

Opozita e ka programin e saj, edhe ekonomik, edhe të të gjitha fushave, sepse nuk mund të vihet pa një program. Kjo që po ndodh sot mes opozitës është se opozita diskuton programin paraprakisht, sepse ne do duhet të biem dakord për shumë pika të qeverisjes së ardhshme.

Ne kemi qenë edhe më parë në këtë presion, nuk na tremb dhe as na sfidon kjo pjesë. Historia ka treguar se edhe pse ndryshimet taktike, të bëra në momentet e fundit, vetëm për të zhdukur LSI, nuk kanë funksionuar, përkundrazi e kanë bërë atë më të fortë.

LEXO EDHE:  Negociatat/Zbardhet oferta e Ramës për opozitën

Do të kemi surpriza, për faktin se sa shumë të rinj bashkohen me LSI. Është sfidë e madhe t’i bindësh qytetarët se vota sot është detyrë qytetare. Ne nuk jemi mësuar t’i vëmë përballë politikanët tanë dhe t’iu kërkojmë llogari. Llogaria kërkohet me votë. Qytetari ka një zë dhe e ka shumë të fortë. Dhe besoj se këtë radhë, ajo që duhet të arrijmë ne, është një lëvizje qytetare e rëndësishme. Ne punojmë pafund me zonën gri, sepse fituesit e zgjedhjeve këtë radhë do të jenë ata që do të bëjnë të besojnë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar kurrë. Votat që janë të LSI, janë aty. Është një strukturë shumë solide.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Rama vizitë dy ditore në Itali/ Zbardhet axhenda e takimeve

Publikuar

-

Nga

Rama vizitë dy ditore në Itali/ Zbardhet axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama do të jetë në një vizitë dy ditore në Itali, më konkretisht në datat 5 dhe 6 mars.

Mediat italiane kanë zbardhur axhendën që do të ndjekë kryeministri shqiptar. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali.

Sipas “Lagazzettadelmezzogiorno’, Rama do të jetë i pranishëm në Puglia ditën e premte aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ministren e arsimit Evis Kushi, dhe Fate Velaj, një anëtar i Parlamentit.

Rama do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

LEXO EDHE:  Protesta e 18 shkurtit/ PD do tregojë “muskujt”

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ Deputeti i LSI: Basha nuk është kryetari i partisë time

Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi dhe Zhupa në gjykatë/ Mirel Mertiri “i iken drejtësisë” për çështjen e inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se është paditur për shpifje, nga Mirel Mërtiri, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ndër të tjera, Këlliçi i ka kërkuar llogari Martirit përse nuk u paraqit në gjykatë. Më tej, Këlliçi i kujton Veliajt vrasjen e Ardit Gjoklajt ndërsa thekson se i pret drejtësia.

“Sot në gjykatë bashkë me Ina Zhupën sepse jemi paditur për shpifje për çështjen e inceneratorëve nga Mirel Mërtiri dhe kasta politike që ndan paratë me të. Ku je Mirel Mërtiri? Pse nuk paraqitesh në gjykatë të bësh transparencë? Të paraqiten bashkë me ty Rama dhe Veliaj. Pse nuk vini të përballemi? 23 milionë euro iu kushton qytetarëve të Tiranës ky incenerator ndërkohë që plehrat janë bërë kapicë. 51 mijë euro në ditë paguajnë kryeqytetasit dhe Tirana vazhdon të qelbet. Ne kemi vendosur të jetojmë këtu por Tirana është e pajetueshme, jo se është e varfër por se është e vjedhur nga këta që mendojnë se do na trembin me një padi në gjykatë. Prisja t’ju shihja fytyrën në gjykatë po si hajdutë e frikacakë që jeni, nuk erdhët. Edhe 52 ditë! Pastaj ju pret drejtësia! Për jetën e vrarë të Ardit Gjoklaj dhe për 6.2 miliardë euro vjedhje në 8 vjet!” shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli prezanton një tjetër kandidat/ Kush është pedagogu, Arben Basha

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar një tjetër kandidat për deputet.

Ai është Arben Basha, pedagog me titull Profesor. Ka kryer disa kurse dhe work-shops ku mund të veçojmë: specializim në Suedi (1993), leksione prane profesorit te Konservatorit Superior të Parisit J. Marc Rollez, (Francë -1995), specializim metodologjik në konservatorin “N. Piçini” Bari, (Itali – 2001).

Me nje experience pedagogjike 33 vjecare, ai është hartues i programeve dhe syllabus-eve për ciklin e parë dhe të dytë për specialitetin e kontrabasit si dhe botues i librave didaktike për instrumentin e tij.

LEXO EDHE:  Rezultat i dobët në zgjedhje/ Isa Mustafa jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Albana Vokshi: Gratë janë shpirti dhe fryma e protestave opozitare

Është instrumentist aktiv i jetës koncertore në Shqipëri dhe jashte saj. Aktualisht është titullar i klasës së kontrabasit në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe mban titullin “Profesor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE