Connect with Us

Ku i ka 300 mijë vendet e punës që premtoi?/ Rama nxjerr shifrat

Politikë

Ku i ka 300 mijë vendet e punës që premtoi?/ Rama nxjerr shifrat

Publikuar

-

Ku i ka 300 mijë vendet e punës që premtoi?/ Rama nxjerr shifrat

Kreu i qeverisë Edi Rama në një konferencë me gazetarët është shprehur se në vendin tonë gjatë qeverisjes së tij janë hapur 225 mijë vende pune.

Duke iu referuar akuzave të bëra nga ana e opozitës, Rama tha se ato janë një këngë e përsëritur dhe se qeveria e tij e ka dhënë me prova, se ka bërë punë që nuk krahasohen si dita me natën me të shkuarën.

“Mund të thuhet që nëse sot kantieret tona të Rindërtimit, secili të sjellë ndërmend Laçin apo Krujën, ku puna është në vazhdim, janë pasqyrë e një situate ku është vendosur e gjithë infrastruktura, por nuk është ende një situatë e pabueshme në sensin e funksionalitetit të plotë të atyre godinave që nga kantiere të kthehen në vendbanime. Kjo është situata edhe në këtë sektor që në flasim, por krahasuar me të djeshmen është një situatë lehtësisht e pakrahasueshme.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut bën deklaratën e çuditëshme/ “Nesër do ta zhdukim Edi Ramën”

Unë po e nis nga një e dhënë, që është një këngë e përsëritur për qëllime propagandistike, ne kemi premtuar 300 mijë vende pune, dhe sot duke iu referuar shifrave dhe jo statistikave, shifrave të regjistrit të punës në RSH, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve, hapeni dhe shikojeni, dhe thuajuni njerëzve që është apo nuk është e vërtetë, që janë 225 mijë të punësuar më shumë, që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të tyre të punës. Në çdo aspekt është e njëjtja gjë, ndryshimi me nga ku u nisëm është si nata me ditën”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Letra e plotë/Rama-Bashës: Koha nuk pret, eja të shpëtojmë vendin nga njollosja dhe rreziku real i regresit demokratik

LEXO EDHE:  “Policia si mushkonjë që të pi gjakun”/ Ish-ministri Solis: Lleshaj bën atë që i thotë Rama

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE