Connect with Us

Komisioneri Varhelyi jep lajmin e rëndësishëm/ Mekanizëm i ri për të siguruar anti-Covid për Ballkanin

Politikë

Komisioneri Varhelyi jep lajmin e rëndësishëm/ Mekanizëm i ri për të siguruar anti-Covid për Ballkanin

Publikuar

-

Komisioneri Varhelyi jep lajmin e rëndësishëm/ Mekanizëm i ri për të siguruar anti-Covid për Ballkanin

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka dhënë lajmin e shumëpritur nga të gjithë.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri thekson se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor.

“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  Liria e informacionit/ “Çalon” Ballkani Perëndimor

LEXO EDHE:  Komisioneri i BE Varhelyi nesër në Tiranë/ Takime me Ramën e Bashën

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Raportime për efekte anësore/ Nesër në vendin tonë mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca

LEXO EDHE:  Pandemia Covid-19/ Ja cilat janë vaksinat e autorizuara në Evropë dhe ato që po analizohen

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE