LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi një opozitë shumë të dobët”/ Kulluari i ashpër: Presidenti është margjinalizuar

19 Janar 2021, 10:10, Aktualitet CNA
“Kemi një opozitë shumë të dobët”/ Kulluari

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri deklaron se Partia Demokratike është duke funksionuar shumë keq prej vitesh, që nga drejtimi i kryetarit të saj Lulzim Basha.

Në një intervistë për ?Hard Talk?, Kulluri u shpreh se vendi ndodhet në një krizë të thellë, ku mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e opozitës në Parlament kanë sjellë krisjen e demokracisë në vend.

Ish anëtari i PD u shpreh më tej se edhe vetë presidenti Ilir Meta është margjinalizuar nëpërmjet shumë ndryshimeve kushtetuese, duke shtuar se qytetarët janë të vetëm përball qeverisë arrogante.

?Situata është shumë komplekse dhe nuk është pjellë e muajve të fundit. Është një situatë në vazhdimësi e një krize politike që për mendimin tim ka nisur që nga viti 2013.  Në fakt, origjina është që në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ku në mënyrë të pamenduar mirë pavarësisht nga qëllimet pozitive, por besoj se miratimi i sistemit elektoral dhe forcimi i rolit të kryeministrit të vështirësimit të skajshëm të realizimit të qeverisë me nocion besimi ose mosbesimi ka krijuar një situatë ku ne kemi kaluar nga një Republikë Parlamentare në një sistem politik kushtetues ku personazhi më i rëndësishëm i padiskutueshëm është kryeministri. Pavarësisht se ka qenë Sali Berisha dje apo sot Edi Rama.

Sot nuk kemi fare Gjykatë Kushtetuese, dhe mbi të gjitha kemi opozitë shumë të dobët që ka humbur më një diferencë  prej 30 mandatesh me pushtetin. I vetmi shqetësim që ka një sistem demokratik liberal siç e njohim ne, është kufizimi i pushtetit dhe i qeverisjes. Ato që e pengojnë ushtrinë e dhunës legjitime për tu shndërruar në dhunë ilegjitime, siç jemi pak a shumë në kushtet e sotme, janë opozita në parlament, pra parlamenti si institucion, dhe instrumente të tjerë siç janë Presidenti i Republikës, apo shoqëria civile. Ne sot jetojmë në një vend ku e drejta e pronës është më e cënuar se kurrë pas komunizmit.

Ne jetojmë në një vend ku qytetarët janë të vetëm përballë qeverisë. Kanë rënë instrumentat e tjerë. Në parlament nuk kemi opozitë. Kemi një president i cili është margjinalizuar nëpërmjet shumë ndryshimeve kushtetuese, megjithatë zoti Meta është përpjekur dhe është munduar t?i bëhet barrierë kësaj qeverisjeje tmerrësisht arrogante,  kemi shoqërinë civile ku në masën më të madhe janë disa të punësuar sektorialë në fusha të ndryshme, por nuk ka një shoqëri civile në Shqipëri, kemi një media që ka problematika shumë të mëdha për shkak të qeverisjes dhe funksionimit të Shqipërisë sot, ku unë jam i mendimit qartazi që elita politike, ekonomike, mediatike, dhe ndonjë bashkëpunim hera-herës edhe kriminal kanë krijuar ndonjë oligarki të pastër që ka përjashtuar qytetarët nga qeverisja dhe që ka përjashtuar nga vendimmarrja. Unë shqetësimin nuk e kam personal, e kam politik.?, tha Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga