Connect with Us

Igli Tare bëhet gati për goditjen e madhe te Lazio

Seria A

Igli Tare bëhet gati për goditjen e madhe te Lazio

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është në kërkim të përforcimit të skuadrës së Lacios, dhe për këtë po mendon të marrë një lojtar me eksperiencë që e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe jo një talent që pritet të zhvillohet ndeshje pas ndeshje.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Arsenalit, Lukas Torreira i cili aktualisht aktivizohet me Atletikon e Madridit dhe i cili e njeh mirë Serinë A pasi ka luajtur edhe me skuadrën e Sampdorias vite më parë ku shkëlqeu me paraqitjet e tij dhe u transferua tek “topçinjtë” e Londrës për të hedhur hapin e madh në karrierë.

Për momentin mesfushori uruguajan, vlerësohet të paktën 25 milionë euro, një shifër e lartë për buxhetin e kryeqytetasve, por Tare po mendon që t’a bëjë për vete vetëm në merkaton e verës. Përveç bardhekaltërve dhe Valencia është shumë e interesuar për 24-vjeçarin. Torreira në total midis kampionatit, Kupës dhe Champions-it është aktivizuar në total 13 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 1 asist.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ai të cilin suedezi e vlerëson si idhullin e tij dhe do të dëshironte që ta kopjonte në gjithçka. Sulmuesi i Milanit ka bërë të ditur gjatë një intervistë për “Discovery Plus” se lojtari që ka admiruar më shumë ishte Ronaldo braziliani dhe se për të, ai ishte më i miri i të gjitha kohëve.

“Ronaldo “Fenomeni”. Ai ishte lojtari më i kompletuar. Ka lojtarë që luajnë, por për mua ai është futbolli vetë. Duke e parë të luajë, çdokush do të dëshironte të bënte si ai. Ai ka ndryshuar lojën plotësisht, mënyra se si lëvizte, mënyra se si driblonte. SIpas meje, është më i miri i historisë”, theksoi Ibra.

Gjatë intervistës ai ka treguar edhe çelësin e suksesit dhe urisë që ka për të luajtur futboll edhe në këtë moshë. “Përgjigja është e thjeshtë, unë nuk kam humbur kurrë pasionin për atë që bëj. Dhe kur zbres në fushë, sidomos pas dëmtimit, sa herë që prek topin ndjehem si një fëmijë i vogël që ha karamele për here të parë. Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo herë që mund të vesh këpucët e futbollit, të zbres në fushë, të ndjej erën e barit, të marr topin e ta prek sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegoi Ibrahimoviç.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga…

Publikuar

-

Nga

Grupi Suning, i cili kontrollon klubin e Interit, po përballet me një situatë të komplikuar financiare dhe po noton në paqartësi të cilat mund të pasqyrohen shumë shpejt edhe në klubin Italian. Sot, Bursa e Zhenzhen ka bllokuar paketën e aksioneve të Suning, në pritje të një lajmërimi rreth transferimit të 20-25% të kapitalit.

Sipas zërave në tregjet financiare, janë dy hipoteza që kanë çuar në këtë situate. E para është blerja e aksioneve nga “AliBaba” që kontrollohet nga miliarderi Xhek Ma, ndërsa e dyta nuk përjashtohet që mund të jetë shteti ai që do të marrë kontrollin e kompanisë.

Meqë Interi i përket portofolit të kësaj kompanie, çdo ndryshim në drejtimin e saj do të pasqyrohet në këtë klub. Për të gjithë është e qartë se Suning ka mungesë likuiditeti dhe prej disa muajsh ka filluar të mendojë si të shesë disa prej aseteve financiare që zotëron, mes të cilave edhe kuotat e kontrollit të Interit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Stankoviç rikthehet në Milano pas shumë kohësh, tifozët e Interit i rezervojnë pritje elektrizuese

Publikuar

-

Nga

Dejan Stankoviç rikthehet në Milano, kësaj here si trajner i Crvena Zvezdës e cila do të sfidohet sot ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Europa Ligës me fillim nga ora 21:00.

Ish-mesfushori i Interit i cili me klubin zikaltër fitoi gjithçka përfshirë dhe Champions-in në sezonin e magjishëm të tripletës, ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e skuadrës zikaltër.

Në momentin e mbërritjes së autobusit të skuadrës nga Beogradi, ultrasit e Interit e mirëpritën me flakadanë dhe kore nga ku i dhuruan edhe bluzën e identifikuar si ultras të skuadrës nga Milano.

Kujtojmë se Stankoviç ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe tifozët zikaltër e admirojnë së tepërmi teknikun serb, pasi prej 9 sezonesh ai mbajti veshur fanellën e Interit.

View this post on Instagram

A post shared by 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 𝐒𝐓𝐀𝐍𝐃𝐒 𝐈𝐒 𝐖𝐇𝐄𝐑𝐄 𝐖𝐄 𝐋𝐈𝐕𝐄 (@ultrasbible)

LEXO TE PLOTE