LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I zhvati vajzës së pacientes 8 milionë lek/ Tire Alldervishi kërkon lirimin, zbardhet kërkesa

19 Janar 2021, 12:57, Aktualitet CNA
I zhvati vajzës së pacientes 8 milionë lek/ Tire Alldervishi

Sanitarja e spitalit të ?Shefqet Ndroqit? Tire Alldervishaj e cila i mori 8 milionë lekë një vajze për tu kujdesur për mamanë e saj, ka apeluar vendimin e shkallës së parë ditën e premte, duke kërkuar lirinë.

55-vjeçarja ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit nëpërmjet avokates së saj mbrojtëse, ku kërkon masë më të butë sigurie. Ndërkohë, që gjykata nuk ka cakatuar ende datën për zhvillimin e kësaj seance.

Kërkesa për lirimin e 55-vjeçares është bërë me argumentin se ajo sa ka kaluar COVID-19, dhe nuk është negativizuar ende, ndërkohë që prej disa javësh në vendin tonë nuk bëhet më testi i dytë për negativizimin, dhe periudha e izolimit në rast infektimi me koronavirus është 10 ditë./CNA.al

Lajmet e fundit nga