LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjilani bën pazar te Skënderbeu, merr mbrojtësin që luajti me korçarët

19 Janar 2021, 13:45, Sport CNA
Gjilani bën pazar te Skënderbeu, merr mbrojtësin që luajti

Pas zyrtarizimit të mbrojtësit anësor brazilian Xhekson, te Teuta, skuadra e Gjilanit, nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Bardhekuqtë nuk i ndahen Kategorisë Superiore, ku prurjet nga kampionati shqiptar kanë qenë të shumta sezonet e fundit.

?IndeksOnline?, zbulon se skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, ka arritur akordin me mbrojtësin Drin Govori, i cili ishte pjesë e Skënderbeut, por pa arritur të lerë shumë gjurmë me skuadrën korçare.

21-vjeçari u aktivizua 5 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupë. (Në total 402 minuta me fanellën bardhekuqe).

A është bashkuar me klubin gjilanas, teksa pritet zyrtarizimi në orët në vazhdim. Mbrojtësi u transferua nga KEK-u te Skënderbeu, teksa do të rikthehet sërish në futbollin kosovar.

Lajmet e fundit nga