Connect with Us

Fotoja e profesorit bëri xhiron e rrjetit/ Bashkia e Pogradecit sqaron qytetarët

Sociale

Fotoja e profesorit bëri xhiron e rrjetit/ Bashkia e Pogradecit sqaron qytetarët

Publikuar

-

Bashkia Pogradec sqaron të gjithë opinionin publik se keqpërdorimi nga media dhe portalet i një statusi të profesorit të nderuar zoti Maliq Torra, nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit.

Më herët një foto e profesorit me disa dru (degë peme) në dorë dhe me çantën në dorën tjetër, bëri xhiron e rrjeteve sociale, teksa shkruhej se ai u siguronte ngrohjen nxënësve në shkollë.

Në njoftimin e Bashkisë së Pogradecit theksohet se është punuar fort që të bëhet e mundur shpërndarja në kohë e lëndës drusore për ngrohje në shkollat e fshatrave dhe në asnjë shkollë nuk ka mungesë të lëndës drusore.

“ Do të ishte e pafalshme për ne nëse nuk do të mund të siguronim edhe kushtet më minimale për arsimimin e brezave. Kjo është një nga parimet tona bazë, që përtej investimeve madhore që Mokra ka nevojë dhe që do të realizohen në vazhdim, të sigurojmë kushtet bazë për proçesin mësimor. Për më shumë keni edhe sqarimin e vetë profesorit në statusin e tij 1 ditë më parë.
Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet ne reagimin e Bashkisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat nesër

Ashtu si në ditët e fundit, edhe nesër vendi do të karakterizohet nga një mot kryesisht i kthjellët.

Shërbimi Meteorologjik parashikon vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-10m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë, ndërkohë temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 13°C

LEXO EDHE:  Pampuri zbulon mashtrimin/ Si po bashkëpunon Rama me mafian e ilaçeve

LEXO EDHE:  Pampuri zbulon mashtrimin/ Si po bashkëpunon Rama me mafian e ilaçeve

zonat e ulëta 2°C deri në 21°C

zonat bregdetare 5°C deri në 20°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas apelit për t’u vaksinuar jashtë radhe/ Mira Meksi jep lajmin: Ka dritë në fund të tunelit

Publikuar

-

Nga

Pas apelit për t’u vaksinuar jashtë radhe/ Mira Meksi jep lajmin: Ka dritë në fund të tunelit

Shkrimtarja Mira Meksi ka dhënë lajmin se i është mundësuar marrja e vaksinës anti-Covid jashtë radhe.

Pas apelit të familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Meksi do të marrë jashtë radhe vaksinën anti Covid pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe duhej të kurohej jashtë vendit urgjent, por për shkak se nuk kishte bërë vaksinën anti-covid, privohej nga mjekimet. Ajo falënderon të gjithë, miqtë, dashamirësit, si dhe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu, për solidaritetin e treguar.

“Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë”, shkruan Meksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Meta për Agim Krajkën/ Trashëgimia e tij artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë

Publikuar

-

Nga

“Nuk kam asnjë interes”/ Meta: Ndëshkojeni LSI

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur shqiptar Agim Krajka.

Meta shkruan se largimi i Agim Krajkës i ka lënduar të gjithë dhe se ai do të jetë i pazëvënësueshëm për kontributet e mëdha kulturore e artistike që ju la brezave të rinj nga të cilët do të ndërohen përjete.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.
Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë. Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve. Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE