Connect with Us

Evropa kërkon lirimin e Navalnit/ Thirrje për sanksione ndaj Kremlinit

Bota

Evropa kërkon lirimin e Navalnit/ Thirrje për sanksione ndaj Kremlinit

Publikuar

-

/
Evropa kërkon lirimin e Navalnit/ Thirrje për sanksione ndaj Kremlinit

Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë lirimin e drejtuesit të opozitës ruse Aleksei Navalni, i cili u arrestua të dielën pasi mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ndodhej për trajtim mjekësor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell sjell më shumë detaje.

Pas më pak se 24 orë nga kthimi i tij në Rusi, udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalni u përball të hënën me një seancë gjyqësore jashtëzakonisht të pazakontë brenda këtij stacioni policor në Moskës dhe u vendos në paraburgim për 30 ditë. Prokurorët kërkuan një dënim me kusht ekzistues të pezulluar, prej tre vitesh e gjysmë për përvetësim, shndërruar në një dënim të plotë me burg. Zoti Navalni thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.

“Mos heshtni, rezistoni, dilni në rrugë. Askush nuk do të na mbrojë përveç vetes. Dhe ne jemi aq shumë sa që nëse duam të arrijmë diçka, do t’ia arrijmë”, thotë Aleksei Navalni, udhëheqësi i opozitës ruse.

Zoti Navalni u arrestua të dielën pasi u kthye nga Gjermania, ku po trajtohej pas helmimit në Siberi vitin e kaluar me një agjent nervor.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në sulm. Ndërkohë Berlini kërkon lirimin e zotit Navalni.

“Autoritetet ruse kanë arrestuar viktimën e një tentative për vrasje me armë kimike, jo autorin e krimit. Qeveria gjermane i bën thirrje fuqimisht qeverisë ruse që së pari ta lirojë menjëherë zotin Navalni dhe së dyti të hetojë plotësisht rrethanat e sulmit me armë kimike ndaj tij në tokën ruse”, thotë Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë gjermane

Udhëheqësit e tjerë evropianë i bënë jehonë kësaj kërkese. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i zotit Navalni. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo si dhe këshilltari i ardhshëm për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të zgjedhur Joe Biden kanë kërkuar gjithashtu lirimin e tij.

Udhëheqësi 44-vjeçar i partisë “Rusia e së Ardhmes” paraqet një sfidë për Presidentin Vladimir Putin, thotë analisti Ben Noble.

“Me zgjedhjet e Dumës Shtetërore (dhoma e ulët e parlamentit rus) që mbahen më 2021, Navalni jo vetëm që është një demonstrim hapur i kundërshtimit ndaj Kremlinit, por fondacioni i tij i anti-korrupsion dhe videot tejet të shkëlqyera në YouTube me prova për korrupsion të zyrtarëve shtetërorë e anëtarëve të tjerë të elitës ruse, krijojnë shqetësime për Kremlinin. Sigurisht që është një rrezik për Kremlinin që Navalni të kthehet në një martir ose që statusi i tij si martir të konsolidohet”, Ben Noble, analist për Rusinë, University College London.

LEXO EDHE:  Zaev flet pas takimit me Ursula Von Der Layer/ Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

Deri më tani Perëndimi i ka ndaluar veprimet ndëshkuese ndaj Rusisë. Muajin e kaluar BE-ja u bashkua me aleatët e saj në miratimin e të ashtuquajturit “Akti Magnitsky”, i cili parashikon sanksione ndaj individëve të akuzuar për abuzim me të drejtat e njeriut. Aktivisti Bill Browder, i cili ndihmoi në miratimin e këtij ligji, thotë se është koha që ai të zbatohet.

“Nëse përfshini të gjitha vendet e BE-së, SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe, etj., janë 31 vende. Ndaj kjo gjë do të ketë një efekt shumë të rëndësishëm mbi Rusinë, mbi njerëzit ndaj të cilëve rëndojnë sanksionet. Dhe siç e kuptoj unë, Navalni dhe ekipi i tij, para se të hipnin në aeroplan, kishin krijuar një lloj liste të atyre që ata mendojnë se duhet të jenë në listën e sanksioneve”, thotë Bill Browder, Aktivist për të Drejtat e Njeriut.

Vladimir Putin e sheh këtë si rrezikun më të vogël, argumenton zoti Noble.

“Sipas asaj që unë mendoj Kremlini mund ta përballojë këtë turbullirë afatshkurtër, por kapja e tij (Navalnit), futja e tij në burg do të ishte një mënyrë për ta privuar atë nga ekspozimi në media”, thotë Ben Noble, analist për Rusinë, University College London

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu kundërpërgjigj të hënën kritikave për arrestimin e zotit Navalni.

“Politikanët perëndimorë e shohin këtë si një mundësi për të tërhequr vëmendjen nga kriza e thellë në të cilën ndodhet modeli liberal i zhvillimit”, tha ai.

Analistët thonë se veprimet e Rusisë do të përkeqësojnë tensionet me Perëndimin, ndërsa të dyja palët përgatiten për një administratë të re amerikane, që pritet të marrë pushtetin këtë javë nën drejtimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Tronditet Berlini/ Gjenden të masakruar 5 persona brenda banesës, mes tyre 3 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku 5 persona përfshirë tre fëmijë u gjetën të pajetë në një shtëpi në jug të Berlinit.

Ishte policia gjermane që gjeti pesë të viktimat në një ndërtesë banimi në Königs Ëusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.



Kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë raportuar se asnjë prej anëtarëve që dyshohen të jenë një familje, nuk janë parë të dalin jashtë banesës.

LEXO EDHE:  Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA

LEXO EDHE:  Shqipëri – BE/ Gjosha: Nëse duam integrimin duhet kryer reforma në drejtësi

Ne supozojmë se bëhet fjalë për një krim vrasjeje”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia është ende duke punuar në lidhje me shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe indentifikimin e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza sociale në Afganistan, njerëzit përballen me urinë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e talebanëve ka sjellë pasiguri në shumë nivele për të rinjtë dhe të moshuarit në Afganistan.

Studentët universitarë janë në vitet kyçe të arsimimit, por lufta dhe një regjim i ri po pengojnë karrierën e tyre.

Dhe ky nuk është i vetmi kërcënim. Me ardhjen e dimrit, Afganistani po përballet me mungesën e ushqimeve.

“Temperaturat pritet të bien në minus 25 gradë Celsius, dhe shumë familje të zhvendosura nuk kanë strehim të duhur, një kërkesë parësore nëse duan t’i mbijetojnë të ftohtit të ashpër në Afganistan. Kriza humanitare po përshkallëzohet çdo ditë në Afganistan. Uria ka pushtuar vendin. Afro 23 milionë njerëz, që është 55 për qind e popullsisë, po përballen me nivele ekstreme të urisë dhe gati nëntë milionë prej tyre janë në rrezik të urisë”, tha Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

LEXO EDHE:  Shqipëri – BE/ Gjosha: Nëse duam integrimin duhet kryer reforma në drejtësi

LEXO EDHE:  Irani ashpërson tonet/ “Amerika shtet terrorist”

Në të gjithë vendin, problemet ekonomike i kanë detyruar njerëzit të fillojnë punë të reja për të mbijetuar.



Në Kandahar, disa njerëz po punojnë duke mbledhur lulëkuqe.

“Erdha në mëngjes të fitoja ca para për prindërit, gjysmën e ditës shkoj në shkollë, gjysmën tjetër të ditës përgatitem për provimin por tani situata është e tillë që më duhet të bëj diçka. përndryshe nuk fitoj, dhe unë punoj për të kultivuar opium”, tha Ahmad Wali, student./Euronews

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthen vullkani në Indonezi/ Informacionet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në rajonin e Javas Lindore të Indonezisë shpërtheu vullkani Semeru.

Sumeru është një nga vullkanet më të larta në ishullin e Java është Semeru (Semeru), është quajtur edhe Muhomeru (Mahameru). Ajo është e vendosur në pjesën jugore të caldera Tanger (kompleksi vullkanik) dhe është gjatë gjithë kohës aktiv.

Pas shpërthimit shumë nga banorët që jetonin në zonat afër u evakuuan në zona më të sigurta.

LEXO EDHE:  Zaev flet pas takimit me Ursula Von Der Layer/ Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

LEXO EDHE:  SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 me 1 miliard doza deri në vitin 2022



Në një deklaratë për “TvOne” Thoriqul Haq, Zyrtari i rajonit Lumajang u shpreh se vendbanimet përreth u mbuluan nga tymi dhe hiri kështu, shumë fshatra u zhytën në errësirë.

Për fat të mirë, nga raportimet e para nuk ka informacion për të lënduar apo persona që kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE