Connect with Us

E zhgënjyer nga PD dhe bashkimi me PS?/ Reagon Çiljeta, tregon si qëndron e vërteta

Aktualitet

E zhgënjyer nga PD dhe bashkimi me PS?/ Reagon Çiljeta, tregon si qëndron e vërteta

Publikuar

-

E zhgënjyer nga PD dhe bashkimi me PS?/ Reagon Çiljeta, tregon si qëndron e vërteta

Pas lajmeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjet, se Çiljeta ndihet e zhgënjyer nga Partia Demokratike e ekzaktësisht nga Lulzim Basha, nuk ka munguar reagimi i këngëtares, e cila ka hedhur poshtë këto zëra duke mohuar lajmin në mënyrë kategorike.

“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… Nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar si e zhgënjyer. Uroj që gazetarët ta përdorin ‘fantazinë’ për të shkruar histori të vërteta, bazuar në fakte dhe në interes të publikut”, ka pohuar Xhilaga.

LEXO EDHE:  Falsifikuesi i Komisionit të Vettingut/ Hamitaj thirret në Prokurori

Kujtojmë se Çiljeta ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Këngëtarja ka hedhur poshtë çdo zë që ka qarkullur duke theksuar se nuk është ndjerë asnjëherë e zhgënjyer nga PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Publikuar

-

Nga

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e e policit Julian Xhahalili mbrëmjen e sotme në Berat.

Tre vellezërit që e dhunuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, (përdorues të lëndëve narkotike), sipas asaj që raporton Report tv.

Ata kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë dhe kanë tentuar ti rrëmbejnë armën njërit prej tyre.

LEXO EDHE:  Deputetja demokrate nxjerr zbuluar Ramën/ PS kapet me program plagjiaturë

LEXO EDHE:  Basha shënon “autogol”/ Skandali i radhës i kreut të Republikës së re

Gjatë konfrontimit fizik mes tij dhe vëllezërve arma ne brez te policit ka bërë qitje te pavullnetshme duke i shkaktuar plagë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e refuzoi/ Reagon menjëherë Rama: Lëre pas politikën e sherrit

Publikuar

-

Nga

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Vetëm pak minuta më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është përgjigjur me ironi Bashës, duke i drejtuar edhe pyetje.

Kryeministri kërkon të dijë nga Basha se përse nuk e pranoi ftesën e tij për bashkëqeverisje, ndërsa i thotë të lërë pas politikën e sherrit.

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se sot Rama i bëri ftesë publikisht kryetarit të PD-së të distancohet nga presidenti Ilir Meta dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të bashkëqeveriste me të për të mirën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Këlliçi: Qytetarët janë të revoltuar me udhëheqësit e PD-së

LEXO EDHE:  Falsifikuesi i Komisionit të Vettingut/ Hamitaj thirret në Prokurori

Por Basha i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, duke thënë se koha e Ramës ka mbaruar./ CNA.al

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Publikuar

-

Nga

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi dhe kandidati i PD Agim Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në Report Tv.

Debati mes tyre ndodhi teksa Murrizi komentonte deklaratat e Ramës i cili sot tha se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.

Murrizi, se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.

Pas ngritjes së toneve Agim Baçi braktisi studion.

Debati:

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta.  E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

LEXO EDHE:  Foto lajm/ Ja çeta e Naimit në PD

LEXO EDHE:  Foto lajm/ Ja çeta e Naimit në PD

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)

LEXO TE PLOTE