Connect with Us

“Dosja “Santo”/ Artan Hoxha thirrje të fortë SPAK-ut: Heto nëse ke kurajo!

Kronika

“Dosja “Santo”/ Artan Hoxha thirrje të fortë SPAK-ut: Heto nëse ke kurajo!

Publikuar

-

Artan Hoxha thirrje SPAK/ Të hetohen vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid

Gazetari investigativ Artan Hoxha i bën thirrje SPAK që ti japë drejtim dhe të vendosë në lidhje me dosjen e vrasjes së bankierit Artan Santo mbi 6 vite më parë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

“Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur…SPAK mos u mendo shume. Jepi drejtim dosjes se 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr  “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo. Disa oficere me eksperience të Policise se Shtetit, gjate pranveres si vitit 2020, terhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur te ekzekutimit te bankierit Santo.

Pasi kryen nje sere veprimesh dhe ngriten 2-3  pista te reja per ngjarjen, vendosen qe në fillimin e dhjetorit 2020, tia dergonin Prokurorise Speciale SPAK. Prokuroret e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, qe deri tani nuk jane bere kurre nga prokuroria.

LEXO EDHE:  Detajet/ Artan Hoxha tregon si u zbulua droga në Llakatund

Por nje muaj e gjysem me pas, SPAK ende nuk ka marre nje vendim çfare do beje me dosjen e nxehte, qe tashme i ka mbetur në dore. SPAK duhet të shprehet nese do ta marre persiper hetimin e kesaj dosje, apo do ta rikthehej serish në kartoteken e policise. Deri tani ky vendim, qe në fillim u duk mjaft i lehte dhe pati shume entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk eshte marre…

SPAK ka në dore te vendos, nese ka kurajo të hetoje nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit, apo do te dorezohet per krimit te lidhur fort me korrupsionin shteteror dhe mafian politike…’ shkruan Artan Hoxha./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Publikuar

-

Nga

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e e policit Julian Xhahalili mbrëmjen e sotme në Berat.

Tre vellezërit që e dhunuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, (përdorues të lëndëve narkotike), sipas asaj që raporton Report tv.

Ata kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë dhe kanë tentuar ti rrëmbejnë armën njërit prej tyre.

LEXO EDHE:  Bolino si ‘Gjeneral Gramafoni’/ Artan Hoxha e ‘nxjerr zbuluar’, si manipuloi të vërtetën e videos së 21 janarit

LEXO EDHE:  “Çojini në burg këta genocidistë”/ Vasili nxjerr fotot dhe i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj socialistëve

Gjatë konfrontimit fizik mes tij dhe vëllezërve arma ne brez te policit ka bërë qitje te pavullnetshme duke i shkaktuar plagë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërhyri për të shuar konfliktin mes familjeve/ Efektivi i plagosur do niset drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Ndërhyri për të shuar konliktin mes familjeve/ Efektivi i plagosur do niset drejt Traumës

Efektivi JulianXhahalili i cili mbeti i plagosur pas konfliktit në Berat, do të niset drejt Traumës.

Lajmin e bën të ditur mjeku kirurg i urgjencës Piro Leka i cili ka theksuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Polici u paraqit me plagë armë zjarri në regjionin gluteal të djathtë. Pasi i jepet ndihma e pare, ekzaminohet duke i bërë të gjitha analizat, edhe skanerin.

E pastaj dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja është e mirë, jashtë rrezikut për jetën,” deklaroi mjeku.

LEXO EDHE:  Detajet/ Artan Hoxha tregon si u zbulua droga në Llakatund

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Zbardhen të tjera detaje, shoqërohen disa persona

Kujtojmë se i riu mbeti i plagosur pasi shkoi në lagjen “Dëshmoret e Kombit”, ku ishin konfliktuar dy familje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet shkaku i sherrit në Berat/ Kush është polici i plagosur

Publikuar

-

Nga

Zbardhet shkaku i sherrit në Berat/ Kush është polici i plagosur

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Berat, ku u plagos me armë zjarri një efektiv policie.

Mësohet se polici i cili ka marrë një plagë në këmbë është Elton Boduri, 24 vjeç.

Ai ka ndërhyrë për të shuar një sherr që ndodhi mes dy familjeve në një rrugicë të qytetit.

Berat/informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Dëshmorët e Kombit” shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

LEXO EDHE:  Foto-Artan Hoxha i “nxjerr bojën” Ramës/ Tani ndaje mendjen o “Baba i kombit”, si të bëjmë?!

LEXO EDHE:  Foto-Artan Hoxha i “nxjerr bojën” Ramës/ Tani ndaje mendjen o “Baba i kombit”, si të bëjmë?!

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE