LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Berishën e vlerësoj shumë”/ Mediu tregon si u arritën negociatat me PD në vitin 2017

19 Janar 2021, 13:37, Politikë CNA
“Berishën e vlerësoj shumë”/ Mediu tregon si u

Në vitin 2017, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu u ul në tryezë me Sali Berishën për të diskutuar lidhur me negociatat që e çuan drejt një koalicioni të përbashkët me PD. Por a do të ketë sërish një takim me ish-liderin e selisë blu në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit?

Kreu republikan u shpreh se Berisha është mes dy njerëzve që vlerëson më shumë në politikë, por shtoi se kësaj herë nuk ka kërkuar mendim prej tij. Mediu theksoi që nëse kreu aktual i PD do e bindë se qëndrimi i tij po e dëmton opozitën atëhërë do të tërhiqet nga ky qëndrim.

?Unë kam dy njerëz që i vlerësoj shumë , i pari është Sabri Godo dhe kujtoj çdo fjalë të tij . I dyti është Sali Berisha me një lidership shumë të qartë. Është e rëndësishme që raporti politik të ketë edhe një raport njerëzor. Unë nuk i kam kërkuar mendim këtë herë por ne ruajmë raport miqësor. Një nga miqtë e mi më të mirë është z. Besnik Mustafaj. Raporti njerëzor është me shumë vlerë se shumë pak miq në politikë.

Unë nuk po kërkoj, por që bashkë me Bashën të gjykojmë si partitë tona të marrin fitoren. Atëherë Basha duhet të vijë të më thotë se kush janë pikat që na dëmtojnë. Nëse ai më thotë se kjo pikë e dëmton koalicionin unë do tërhiqem. Nëse kam vlerësuar diçka të shëndetshme në politikën e Lulzim Bashës është se ka mbajtur opozitën bashkë?, deklaroi Mediu në ?ABC?./CNA.al

Lajmet e fundit nga