Showbizz
Aktorja shqiptare pjesë e politikës/ Kandidon për deputete: Nuk mund ta besoj

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka zbuluar se tashmë do të jetë pjesë e politikës. Ajo është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Vetëvendosje.
“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, është shprehur ajo për Telegrafin.
Gjatë një inetrviste të realizuar së fundi ajo është shprehur se kandidimi si deputete erdhi si rezultat i zhgënjimit si qytetar i thjeshtë, si nënë e gjithashtu edhe si artiste.
“Së pari, në asnjë moment përpara nuk e kam menduar dhe as nuk kam pasur synim apo ambicie për me qenë politikane e ardhshme, me të tregu të drejtën as nuk e kam menduar dhe akoma nuk jam duke besuar se jam këtu ku jam. Por, angazhimi im në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë me plot sfida ka ardhur si rezultat ndoshta i një zhgënjimi gjatë një rrugëtimi që e kam pasur më përpara si një person, qytetar i thjeshtë, si nënë e gjithashtu edhe si artiste. Kam hasur në shumë probleme profesionale, në shumë vështirësi që jeta di të sfidojë dhe kam menduar që tani kur e kam shikuar në 2020-21 se çfarë të bëj unë me jetën time se i kam bërë 41 vjet dhe qysh me ia dalë që t’i rris katër fëmijë. Është dashur të shikoj një mënyrë tjetër, dhe kam njerëz mbrapa që më shtyjnë t’i realizoj ëndrrat apo dëshirat jo vetëm të miat por edhe atyre që i kam përkrah. Jam një zë që kam shumë njerëz, më besojnë shumë e që mundem me ia dalë ashtu si ia kam dalë me shumë vështirësi në profesionin tim”, ka deklaruar Matoshi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Provokon meshkujt me fotot e saj/ Shania Perret, modelja më e nxehtë e Instagramit
Shania Perrett lindi në Gold Coast, Australi më 1 Mars 1997. Ylli i mediave sociale, e cila njihet për faqen e saj në Instagram. Ajo...

Pozon vetëm me veshje seksi/ Fotot më joshëse të modeles australiane
Carly është një nga vajzat më seksi të Instagramit. Bjondina ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, mbi 500 mijë. Ajo reklamon veshje...