LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet shoferi

19 Janar 2021, 10:20, Kronika CNA
Aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet

Një fëmijë është aksidentuar sot nga një makinë në Kukës, ndërsa pas ngjarjes shoferi është larguar. Ngjarja ndodhi sot në aksin rrugor Kukës-Nangë.

Nga Policia bënë me dije se i mituri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe se tashmë është kthyer në banesë. Ndërkohë, pasi hetimeve, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit me inicialet M. O., 38 vjeç, që drejtonte mjetin ?Volksëagen?, që aksidentoi të miturin.

?Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip ?Volkswagen?, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?.?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga