Aktualitet
A ka patur raste me efekte anësore nga vaksina?/ Përgjigjet Eugena Tomini

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi sot se ka gjasa se dozat e vaksinës të nënshkruara me kompaninë Pfizer nuk mund të arrijnë këtë javë në Shqipëri.
Kjo përgjigje e kryeministrit Rama erdhi pas pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu. Por, sa do të ndikojë kjo vonesë tek vijimi i programit të vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri.
Shefja e mbikëqyrjes në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini konfirmoi për Euronews Albania se kjo vonesë nuk do të ndikojë në strategjinë e injektimit të vaksinave.
“Nuk do të ndodhë asnjë ndryshime të strategjisë së vaksinave për vetë faktin se po vaksinohet vija e parë, dhe ndërkohë në vijueshmëri do ecim me strategjinë aktuale”, tha ajo.
Ajo tha se deri tani në Shqipëri numërohen 483 persona, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfiza. Pyetur nga gazetarja Loneta Progni nëse ka pasur raste që vaksina ka shkaktuar efekte anësore, znj. Tomini e mohoi një gjë të tillë.
“Deri tani janë 483 persona, të cilët janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer. Deri tani në këto momente sa i përket aplikimit të vaksinës nuk kemi pasur efekte anësore”, tha Tomini./CNA.al