Connect with Us

11 vjet nga zhdukja e Eduart Belegut/ Artan Hoxha zbulon mesazhin që iu dërgua Dritan Priftit

Kronika

11 vjet nga zhdukja e Eduart Belegut/ Artan Hoxha zbulon mesazhin që iu dërgua Dritan Priftit

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar rrëmbimin dhe zhdukjen e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë Drtitan Prifti, Eduart Belegu.

Hoxha shkruan se këshilltari i ish-ministrit Priftit sapo mori detyrë, ngriti një ekip kontrolli për të hetuar të gjitha dosjet e koncesioneve të kompanive të kromit në zonën e Bulqizës.

Sipas Hoxhës, ky hetim, krijoi alarm te perfaqesues te larte te qeverise Berisha pas kualicionit PD-LSI, dhe vetem pak jave me pas, me 16 nentor 2009, Belegu u nxorr jashtë loje pas një urdhër arresti të gjykatës së Elbasanit.

Ndër të tjera. Hoxha thotë  se nëpermjet këtij krimi të organizuar mirë, ju dërgua edhe një mesazh i fortë ministrit Prifti, i cili duhet të qepte gojën dhe mos guxonte me të përballej, me atë qe njihej si “mafia shteterore e kromit”.

Gazetari shkruan se familja dhe femijet e Eduart Belegut, meritojnë të kenë një varr për të afërmin e tyre, ashtu si kanë nevojë për drejtësi.

“Nga cikli “Asgje nuk harrohet”…
Si u zhduk pa lënë gjurme, te merkurën e 24 marsit 2010, Eduart Belegu, këshilltari i ministrit te ekonomisë, Dritan Prifti.
Kufoma e tij nuk eshte gjetur ende edhe pas 11 vitesh.
Si u rrembye diten per diell dhe ne mes të kryeqytetit, ish-kandidati per deputet i LSI-se ne vitin 2005.
Belegu, ishte nje nga perfaqesuesit e strukturave drejtuese te LSI qysh nga themelimi i saj dhe me pas nje nga kontribuesit financiar ne fushatat elektorale te kesaj force politike.
Sapo ish-ministri Prifti, mori detyren ne shtatorin e vitit 2009, Belegun e perzgjodhi ne stafin e tij, si nje nga njohesit me te mire ne vend, te industrise se kromit.
Me te marre detyren Belegu, ngriti nje ekip kontrolli, per te hetuar dhe shqyrtuar te gjitha dosjet e koncesioneve dhe te licensimit te kompanive te kromit ne zonen e Bulqizes.
Ky hetim, krijoi alarm te perfaqesues te larte te qeverise Berisha pas kualicionit PD-LSI, dhe vetem pak jave me pas, me 16 nentor 2009, Belegu u nxorr jashte loje pas nje urdher arresti te gjykates se Elbasanit.
Belegu e cilesoi kete arrestim, si sulm politik ndaj tij per shkak te interesave, qe kishte prekur ne industrine e kromit.
Nderkohe zv/kryeministri Meta e cilesoi Belegun, si nje personazh te korruptuar qe duhej te mbante pergjegjesi ligjore per shkeljet qe kishte bere.
Ne nje situate te tille, ish-ministri Prifti, nuk pati mundesi ta mbronte dhe u detyrua te firmose shkarkimin e tij.
Vetem 3 muaj me vone, pasi zhurma ishte shuar, Gjykata e Larte me 10 shkurt 2010, e liroi nga burgu Belegun duke e lene ne detyrim per paraqitje.
Kjo dosje nuk u hetua kurre dhe askush nuk u denua per te, duke deshmuar qe ishte nje dosje e ndertuar thjeshte per te nxjerre nga loja dhe nga funksioni shteteror Belegun.
Por mesa duket interesat qe kishte prekur Belegu, kishin shkuar shume me lart nga cfare mendonte ai. Per kete shkak, nje muaj e gjysme me vone, me 24 mars 2010, u organizua rrembimi dhe zhdukja pa lene gjurme e biznesmenit Belegu.
Nepermjet ketij krimi te organizuar mire, ju dergua edhe nje mesazh i forte ministrit Prifti, i cili duhet te qepte gojen dhe mos guxonte me te perballej, me ate qe njihej si “mafia shteterore e kromit”…
Hetimi per kete ngjarje u sabotua qysh ne fillim, duke u deklaruar nga Policia e Shtetit, se Belegu ishte larguar me vullnet te lire jashte shtetit dhe ishte fshehur per shkak te problemeve qe kishte.
Ne qershor te vitit 2010, zyra e Interpolit ne Lion, e shpalli ne kerkim kombetar Eduart Belegun.
Por edhe 11 vite me pas, Eduart Belegu eshte i zhdukur pa lene gjurme, pa patur ende nje varr per te..
Me poshte emisioni Xhungel, i publikuar ne daten 28 maj 2012, ne NEËS24.
Në të, hidhet dritë, se si ka ndodhur rrëmbimi dhe zhdukja e Eduart Belegut, si dhe perplasjen mes zv/kryeministrit Meta dhe ministrit Prifti ne lidhje me kete ngjarje.
Shperndaheni sa me shume..
Familja dhe femijet e Eduart Belegut, meritojne te kene nje varr per te afermin e tyre, ashtu si kane nevoje per drejtesi, cilido te kete qene motivi i ngjarjes..”, shkruan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Aksident në aksin Lushnjë-Divjakë/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Divjakë ka ndodhur pasditen e sotme ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi 51-vjeçar, Arben Sina dhe pasagjeri i tij.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Video/Artan Hoxha: Biznesmene dhe policia te perfshire ne kultivimin e hashashit

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt tre vite më parë.

17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm në Tiranë pasi prindërit ishin të divorcuar. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një përplasje mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares.

Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Berat/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e shkrumbuar

Publikuar

-

Nga

Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i një shtëpie natës së kaluar në lagjen “Muzakaj”, në Berat.

Është bërë me dije se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat. Pak orë më parë është gjendur mes shkrumbëve edhe trupi i pajetë i 61-veçarit Jovan Vangjeli./CNA.al

LEXO TE PLOTE