Premier Liga
ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier Ligës

Shqiptari i Kosovës, Meritan Shabani ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Volvesit në Angli.
Trekuartisti 21-vjeçar ka nënshkruar deri në vitin 2023. Shabani ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Bajernit të Mynihut dhe u transferua në verën e vitit 2019 tek Volvesi.
Ai aktivizohet tek skuadra e U-23 dhe ndeshjen e fundit ndaj Uest Bromuiç Albion në Premier Ligë, trajneri Nunjo Espirito Santo e uli në stol. Lajmin e rinovimit të Shabanit e ka bërë publike vetë klubi anglez me anë të një komunikate.
Premier Liga
VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.
Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.
Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar me 12 pikë para United.