LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ U gjetën eshtra në makinën e djegur, lëvizjet e tij të fundit

18 Janar 2021, 07:50, Kronika CNA
Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ U gjetën eshtra në

Detaje të reja dalin janë zbardhur zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në makinën e gjetur të djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit, brenda saj kishte dhe eshtra, një orë dhe një celular. Mes të tjerash bëhet e ditur se biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Burimet e gazetares konfirmojmë se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në Veri të Shqipërisë.

Gazetarja Lala tha se eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin. Pekoreli ka partneren me origjinë shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë. Kjo duket se e ka lidhur atë më shumë me Shqipërinë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar./CNA.al

Lajmet e fundit nga