Connect with Us

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit

Kronika

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit

Publikuar

-

Skandali i përgjimeve dhe infektimi i Piperos/ Artan Hoxha zbulon lidhjen, pse historia zgjati 3 ditë?

Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli.

Ai kishte marrë një makinë me qira në Rinas, makinë e cila më 8 janar u gjet e djegur në Rreps, Pukë. Hoxha thotë se Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për Pecorrelin. Sipas tij, në makinë është gjetur një trup i djegur, rëndë, i cili nuk dihet nëse është i bzinesmenit italian apo jo.

Në Abc News, Hoxha hodhi më shumë dritë në lidhje me ngjarjen teksa u shpreh se në dhomën e hotelit ku qëndronte italiani është gjetur një valixhe me rrobat e tij.

Një tjetër valixhe tjetër, Devide Pecorreli e kishte në makinë, në bagazh. Sipas gazetarit, ajo ka qenë me produkte kozmetike për femra, të cilat kanë ndihmuar në djegien e makinës.

“Dyshimet ishin edhe për ndonjë vrasje me pagesë, kemi parë vrasës që kanë ardhur nga Italia në Shqipëri dhe kjo ka qenë një tjetër pistë tjetër e dyshimtë. Në fakt autoritetet tona e kanë mbajtur në heshtje ngjarjen. Është thënë që ka humbur në datë 8 janar, në fakt nga hetimet që janë bërë deri tani, rezulton që Davide ka ardhur në Shqipëri në 3 janar, ka shkuar në Vlorë, pasi bashkëjetuesja e tij jeton atje. Nga Vlora, në datë 3 me makinën “Skoda Favia” ka shkuar në Pukë dhe në datë 4,5 dhe 6 ka rezervuar në Turizmin e Pukës. Në datë 4 dhe 5 ka fjetur aty, ditën e tretë ndërsa ka qenë duke u kthyer në rrugën e vjetër të qafës së Malit, ai ka udhëtuar në këtë drejtim në aksin Rreps-Gjegjan është gjetur makina “Skoda Fabia” e djegur. Policia ka gjetur trupin e një personi të djegur. Djegia në këto nivele ka ardhur se makina është me benzinë dhe ai ka pasur me vete një valixhe me kryesisht, detergjente, që i përdorin gratë për flokët, produkte kozmetike që kishin në përbërje një element që e ndihmonte zjarrin. Kufoma është gjetur e djegur në masë të madhe. Nga këqyrja që i është bërë makinës, nuk janë gjetur as gjurmë të shtënash, predhash, plumbash, as shenja të dëmtimeve me armë zjarri. Është dyshuar se mund të kemi zjarrvënie të qëllimshme, por ka rezultuar se nuk ka prova. Janë gjetur mbetje cigaresh” tha ai.

Por a ishte gjithçka aksidentale?

“Është bërë ekspertiza, nga ku është bërë identifikimi i tij, është këqyrur vendi i ngjarjes dhe nuk ka prova që ngjarja ka ardhur nga faktorë të tjerë. Prokuroria e Pukës që ka aktualisht hetimin e ngjarjes që ka ndodhur në datën 6. Tani kanë shkuar te faza që vdekja ka ardhur për shkak të një zjarri që mund të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik të makinës, e cila nuk është përplasur. Bie në sy fakti që ai ka pasur valixhen me produktet kozmetike. Në dhomën e tij në hotel Turizmin e Pukës është gjetur një tjetër valixhe me teshat e tij, ka pasur me vete 600 euro. Nuk ka pasur sasi të madhe. Ngjarja u mbajt e fshehtë nëse kishim të bënim me një ngjarje të madhe” tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Artan Hoxha zbulon prapaskenat

Artan Hoxha ka disa pikëpyetje. “Por si është e mundur që të kishte dy parukeri në Itali, një hotel në Shqipëri, kishte qenë arbitër në serinë C dhe A në Itali. Nuk rezulton se kishte konflikt direkt. Por dyshimi gjendet në faktin që si një italian, që ka tentuar të bëjë biznes në zona të varfra, si Pukë, Fushë Arrëz dhe Rreps? Mister është fakti se përse shkoi në Pukë. “Kjo duket pak sa e çuditshme, që ky vetëm të ketë shkuar për të shitur produkte kozmetike, por fakti që nuk ka pasur sasi të mëdha parash, nuk është parë i shoqëruar me persona të tjerë, apo të ketë dyshime se mund të ketë qenë i përfshirë në një organizatë kriminale. Cdo një italian të shesë produkte në Gjegjan? Bashkëjetuesja është nga Vlora ka thënë se erdhi për biznes, tha se nuk do të qëndronte gjatë dhe në datë 10 janar do të kthehej. Ka shumë elementë që ngrenë dyshimet, cdo ky atje? Duket jo shumë logjike motivi që jepet, që vdekja ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike apo gabimi që mund të ketë bërë ai. Por nuk janë gjetur prova që mund të provojnë të kundërtën”.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit në Pukë. “Në hotel nga kamerat e sigurisë del se menuja ka qenë fare e thjeshtë, nuk është se ka shpenzuar para. Është një hotel i lirë, nuk ka kosto. Zakonisht personat që vijnë nga jashtë dhe kanë lidhje me grupet kriminale nuk qëndrojnë vetëm, por janë të shoqëruar, transport dhe ambiente që t’i përshtaten statusit të tij. Pjesa misterioze është cfarë kërkonte ai në Pukë?” Por cfarë personazhi është ish-gjyqtari italian? “Ngjarja në Itali u bë e madhe se thuhej se personi është zhdukur në Shqipëri dhe në mediat tona kështu u trajtua. Do të ishte shumë e rëndë nëse do të kishim të bënim me një të huaj që zhdukej në Shqipëri, pasi ka kohë që nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla. Prokuroria e mbajti në heshtje për të parë nëse kemi të bëjmë me përfshirje në trafiqe, krim të organizuar apo ishte aksidentale. Nuk kanë ardhur të dhëna nga Italia që e implikojnë në aktivitete kriminale. Ngjarjen e bën të mjegull heshtja, fakti që nuk ka gjurmë të faktorëve të jashtëm por nuk e përjashton mundësinë që kemi të bëjmë, nëse kemi vrasje, që mund ti kenë fshehur mirë gjurmët, por të dhënat nuk përputhen me personalitetin dhe qëndrimin në Pukë” përfundoi Artan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I vendosën tritol makinës së biznesmenit/ Arrestohen tre persona

Publikuar

-

Nga

I vendosën tritol makinës së biznesmenit/ Arrestohen tre persona

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Sateliti”, ku kanë përfunduar në pranga tre persona, të cilët dyshohen se i kanë vendosur eksploziv makinës së biznesmenit Gjon Mema në datën 9 shkurt, ku si pasojë mbeti i gjymtuar.

Përmes një njoftimi, polica bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale GJ.C 42 vjeç, E.J 33 vjeç dhe E.J 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Pas një pune policore dhe proceduriale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë   është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj.M,, i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në provat ligjore të  sigururara nga puna hetimore dhe  veprimeve të shpejta hetimore proçeduriale  si dhe  informacioneve të siguruara në rrugë operative  në lidhje me këtë ngjarje,   nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses   OPERACIONI  POLICOR  “SATELITI”.

Në përfundim të veprimeve të para  nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

LEXO EDHE:  Ndodhej në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptari humb jetën në hotel

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon vrasësit e biznesmenit/ Grupi kriminal mban nën terror Lushnjën

Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

E.J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po digjnin mbeturinat/ Shkumbohen nga flakët 80 rrënjë ullinj e qif në Berat

Publikuar

-

Nga

Po digjnin mbeturinat/ Shkumbohen nga flakët 80 rrënjë ullinj e qif në Berat

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Pronarët e tokave kanë qenë duke djegur mbeturinat, por zjarri u ka dalë nga kontrolli për shkak të erës duke u përhapur me shpejtësi.

Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur 1 ha tokë e mbjellë me 40 rrënjë fiq dhe 40 pemë ulliri të dy banorëve të lagjes “Uznovë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një ngjarje që na tregon si funksionon mafia në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Mafia nuk është një koncept i panjohur për Shqipërinë apo vetëm i dëgjuar nga filmat e Holliwood-it, ato italianë apo të Komisar Katanit të viteve 90.

Në fakt çdo ditë e më shumë që kalon, ngjarje të shumta tregojnë se një strukturë e tillë ekizston në Shqipëri që funksionon që nga maja e shtetit deri në pikën e fundit.

Le të shohim një ngjarje të ndodhur në datën 17 tetor të vitit 2020. Sot është raportuar në media se kjo çështje është mbyllur nga prokuroria nga prokurori Leonard Filopati. Një qytetar i cili quhet Andon Dhima që lidhet politikën dhe krijon biznese, shet prona me çmime të ulëta apo bën ortakëri me një politikan i cili pasuritë i vendos në emër të vjehrrit, bën kontrata shit-blerej në emër të fëmijëve pa qenë ata prezent, falsifime noteriale, fshehje të pasurisë, prona, gjyqe dhe konflikte pafund.

Sistemi i drejtësisë është i kapur, probleme që zgjasin pafund, çështje pronësie të zgjidhur me kontrata tepër korrekte marrin drejtim të ndryshme në favor të dikujt tjetër. Institucionet shtetërore nuk funksionojnë, nuk përgjigjen, janë të korruptuar duke nxitur një konflikt dhe më pas nëj atentat.
Një atentat i ndodhur ndaj biznesmenit Andon Dhima i cili tregoi gishtin e akuzës diku duke u treguar i kujdesshëm duke pritur që drejtësia të zbardhë të të vërtetën, pasi policia kishte bërë një punë të lavdërueshme dhe kishte arritur të arrestojë autorët e ngjarjes kriminale të dates 17tetor, ku dy persona me armë tentuan ta ekzekutonin në hyrje të apartamentit të tij.

Më pas prokuroria mbyll çështjen, mbyll hetimet liron personat e dyshuar dhe mban vetëm një person në burg për armëmbajtje pa leje. Beson në albibinë e atyre që ishin akuzuar dhe arrestura nga policia dhe çështja Andon Dhima nuk ekziston më, megjithëse vazhdojnë përplasjet me drejtësinë, letra drejtuar ambasadave, institucionet në korrupsion. Çfarë është mafia më shumë sesa kaq?

Kur kap shtetin nëpërmjet hipotekave, kur kap shtetin nëpërmjet gjykatave, kur kap shtetin nëpërmjet prokurorive e kur i përdor grupet kriminale për atentat. A nuk është bashkimi i këtyre të gjithave, mafia e vërtetë?Pra kapja e shtetit nga individtë të caktuar për interesa korrupsioni, kriminale dhe pasuri, a nuk është kjo mafia? Ku ndryshon mafia nga ngjarja Andon Dhima?

LEXO EDHE:  KORÇË/ Nuk iu bindën policisë, braktisin makinën me mallra ushqimorë

LEXO EDHE:  Balluku tregon shifrën/ Ja sa do të kushtojë hoteli ku do të karantinohen shqiptarët e riatdhesuar

Nga një rast i filluar me prona, konflikte, përplasje brenda sistemt të drejtësisë, kërcënime, shantazhe, gjoba dhe borxhe e deri tek një atentat që për pak sekonda mund t’i merrte jetën. Kjo është mafia në Shqipëri, një rast i treguar dhe i jetuar nga një personazh. Të gjithë e dinë e prekin dhe e shohin se çfarë ndodh deri ku ka shkuar korrupsioni, kapja e shtetit, por askush nuk reagon.

Pas një atentati të dështuar mediat e mafias e mohojnë ngjarjen duke thënë se është e stisur. Policia heton autorët, ndërkohë nga ana tjetër, Prokuroria i bën shërbim mafias dhe shkon përtej versionit të medias shërbëtore. Mafia është vërtetë fortë, kështu vepron dhe ka vepruar kur u vinte gjoba bizneseve, u merrte para, prona pasuri. Më pas bënte atentate, kërcënime dhe autorët i nxirrte të pafajshëm nëpërmjet sistemit të drejtësisë. E pra kjo është mafia nuk ka asnjë ndryshim të madh me rastin Andon Dhima.

Mesazhi që na jep prokuroria është mjaft i qartë, që në Shqipëri ka prokurorë skandalozë të cilët janë të gatshëm të bëjnë edhe akte si ky i fundit nga prokurori i Tiranës, që gjithnjë e më shumë janë provë se mafia në Shqipëri ekziston dhe aleatë ka prokurorët skandalozë të cilët janë të gatshëm të bëjnë edhe aktë si ky i fundit nga prokurori i Tiranës, që janë provë që tregojnë se masia në Shqipëri eksizon./CNA.al


Skandali/ Prokurori i Tiranës liron atentatorët e Andon Dhimës

 

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

 

Fotot/ Kush janë dy autorët që tentuan të vrisnin Andon Dhimën

 

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

Reagon Andon Dhima/ Falenderoj policinë, të zbulohet urdhëruesi!

\

 

 

LEXO TE PLOTE