Politikë
“Uroj të mos druhen”/ Paralajmëron Patozi: Do na bashkohen edhe faktorë të tjerë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, u pyet pak më parë nëse do të kandidojë me të njëjtat lista me Jozefina Topallin, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.
Patozi tha se ata janë të detyruar të bashkëpunojnë për të larguar tre kryetarët, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta.
Ai paralajmëroi në emisionin “Log” se koalicionit të tyre do t’i bashkohen edhe parti të tjera, për të cilat dhe edhe një mesazh.
“Të gjithë partitë që duan ndryshimin dhe listat e hapura janë të lira që të bashkohen. Ne e kemi diskutuar por sërish nuk është një pyetje për ne, duhet të pyetet zoti Murrizi nëse dëshiron që t’i bashkohet nismës sonë. Jemi ulur me këdo dhe do kemi edhe faktorë të tjerë. Unë ndjej që do kemi edhe faktorë të tjerë, uroj shumë që të mos druhen”, theksoi koordinatori i BD-së./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...