Politikë
‘Thonë se kam injektuar ujë fiziologjik’/ Rama u përgjigjet kritikëve: Do ua vërtetoj shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendin është shprehur i gatshëm të hedhë poshtë teoritë, të cilat thonë se ai ka injektuar ujë fiziologjik dhe jo me vaksinën e Pfizer.
Ai u shpreh se është i gatshëm që sapo të marrë dozën e dytë të vaksinës, të bëjë transparente edhe nivelin e antitrupave që ka marrë nga vaksina.
“Kur pjesa që ka bërë vaksinën, do duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm, do të bëjë një transparencë për antirtupat. Për të parë që realisht vaksina është marrë. Dhe ka bërë gjithë efektin e parashikuar. Është përhapur ideja se unë jam injektuar me ujë fiziologjik, ky është një nivel analize shumë i lartë, sidoqoftë, është oportune që t’u jepet mundësia atyre që të ndihen të garantuar nga fakti…”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...