Connect with Us

Temperatura deri në -12 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Temperatura deri në -12 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Kthjellimet do të dominojnë vendin tonë/ Si do jetë moti për sot

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites, ndërsa do të sjellë kalime vranësirash nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten kostante në vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -12°C deri në 6°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Brigjet e Detit të Zi, Europa Qëndror dhe ajo veriore mbeten me vranësira, dhe reshje shiu e dëbore.

LEXO EDHE:  Mot i paqëndrueshëm me shi dhe erë/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Por ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Europën Lindore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulta do jenë dominuese./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi jetën nga Covid-19/ Zbulohen detaje të reja për 27-vjeçaren nga Berati

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Detaje të reja janë zbardhur mbi vdekjen e 27-vjeçares nga Berati, si pasojë e Covid-19.

Mësohet se Arjola Cakollari mbërriti në gjendje të rënduar në spital dhe pasi ju dha ndihma e parë dhe ju bënë ekzaminimet rezultoi që covid i kishte prekur 90% të mushkërisë. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi se pasi u pa se gjendja e saj ishte kritike u vendos që vajza të dërgohej drejt spitalit Infektiv të Tiranës për mjekim të specializuar, megjithatë e reja nuk ja doli dot.

27-vjeçarja ishte kthyer në Berat për t’u shërbyer prindërve të saj, të infektuar me Covid-19, por u infektua dhe vetë, duke humbur dhe jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten temperaturat/ Parashkimi i motiti për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Metoalb, pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore. Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE