Aktualitet
Situata nga Covid/ Koraqi: Nuk ka arsye për lockdown

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi thotë se duke patur parasysh numrin e infektimeve në vendin tonë dhe situatën që paraqitet në spitale, nuk është e nevojshme që të merren masa më të ashpra apo të shkojmë drejt një lockdown-i.
Në studion e ABC ai u shpreh se masat aktuale, kanë dhënë një një farë mënyre rezultat dhe nuk sheh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen
“Situata agravohet ose lirohet në bazë të shifrave. Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektivene të rinj nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdown. Nuk është se e parandalon apo zhduk virusin, e vetmja gjë që bën lockdoën është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë një një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen”, u shpreh ai./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...