LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen Safet Gjici, paralajmëron lojtarët dhe stafin: Bëni detyrën ose...

18 Janar 2021, 08:24, Sport CNA
Shpërthen Safet Gjici, paralajmëron lojtarët dhe stafin:

Kukësi është futur në krizë të plotë rezultatesh dhe katër humbjet radhazi e dëshmojnë këtë fakt. Gjithsesi, në klub besojnë shumë se këto rezultate nuk janë tregues i lojës dhe mundësive që ka ekipi aktual. Nëse humbjet e kaluara ndaj Teutës e Laçit ishin përtypur nga drejtuesit, ajo e fundit ndaj Vllaznisë kurrsesi nuk mund të pranohej.

Duke parë këtë moment kritik, të paparë ndonjëherë në këto 9 vite që Kukësi merr pjesë në Superiore, ka qenë vetë presidenti Safet Gjici ai që ka marrë situatën në dorë. Menjëherë pas humbjes ndaj Vllaznisë, ai ka thirrur në një mbledhje urgjente stafi dhe gjithë skuadrën. Arsyeja dihej! Në zyrën e Gjicit, drejtues, trajnerë dhe lojtarë u përballën me zemëratën e presidentit, i cili nuk mund të tolerojë një situatë të tillë.

Gjatë këtij viti kreu i klubit është dukur shumë rrallë në klub, aq sa mbi 70 për qind e ekipit nuk e kanë takuar asnjëherë nga afër, nisur edhe nga fakti se afrimet në verë ishin të mëdha. ?Panorama Sport? ka arritur të zbardhë pasazhe të kreut të klubit verilindor në mbledhjen me skuadrën të shtunën.

PRESIDENTI

?Se përse ju kam thirrur këtu, ju të gjithë e dini, nuk është nevoja ta them unë. Para se të them se sa i zhgënjyer jam me te gjithë ju nga i pari tek i fundit, më thoni ju mua çfarë janë këto rezultate katastrofike te Kukësi?! E njihni ju fanellën e Kukësit? Jemi bërë për turp! Kurrë nuk i ka ndodhur kjo Kukësit. Jeni të gjithë fajtorë për këtë.

Tashmë ka ardhur koha që secili të mbajë përgjegjësi direkte për këtë kaos rezultatesh. Unë ju them se nuk ka shans të pranoj më rezultate të tilla. Ose bëni atë që ju takon dhe paguheni, ose të gjithë largohuni! Kështu nuk pranoj më asnjeri?, mësohet t?u ketë thënë presidenti lojtarëve verilindorë e gjithashtu stafit drejtues e atij teknik.

Më tej, pjesëtarë të stafit dhe disa prej lojtarëve kanë premtuar kthesën e menjëhershme para presidentit Gjici. Ndërkohë, ndeshja e radhës e Kukësit është të mërkurën në transfertë ndaj Apolonisë, në orën 13:45. Një fitore ndaj fierakëve mund të rikthente qetësinë në ekip, në të kundërt masat do të jenë të pashmangshme. Kukësi pozicionohet në vend të 7-të pas 14 javësh kampionat, duke bërë një nga ecuritë më të dobëta që kur debutoi në Superiore.

Lajmet e fundit nga