LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rindërtimi i banesave të prekura nga tërmeti/ Veliaj: Vila e 5-të e Lulit pret, ai ka ku fle

18 Janar 2021, 12:11, Politikë CNA
Rindërtimi i banesave të prekura nga tërmeti/ Veliaj: Vila e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se vila e 5-të e Lulzim Bashës është absurdi më i madh në një kohë kur, ata që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit presin dita-ditës të hyjnë në shtëpitë e reja që po rindërtohen.

Veliaj vizitoi sot 3 familje që u futën në shtëpitë e reja në Lundër të Farkës, ku theksoi se, detyra parësore është rindërtimi i banesave për njerëzit në nevojë dhe jo vilat e milionerëve.

?Ju më pyetët për vilën e pestë të Lulit, në anën tjetër të kodrës, ku jetojnë milionerët. Por, ata nuk janë halli ynë, vila e 5-të le të presë! Të mbarojë njëherë rindërtimi i të gjitha shtëpive të tërmetit, pastaj vila e pestë e Lulit sepse ai ka ku fle! Puna është të rregullojmë shtëpitë e atyre që nuk kanë ku rrinë.

Në politikë garon për të marrë pushtetin, jo si qëllim, por si mjet për të ndihmuar njerëzit. Për mua, përkufizimi i politikës është të angazhosh qeverinë, parlamentin, njësitë administrative dhe bashkitë, si instrumente për të rindërtuar shtëpitë e tërmetit, të ndihmosh njerëzit, të sjellësh vaksinën. Kurse politika për të pasuruar kunatin dhe për t?i shtuar vetes vilat, apo të vësh gjoba, është politikë e diskretituar?, u shpreh Veliaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga