Connect with Us

Rama sulmon sërish BE-në/ Nuk pa përtej kufijve të vetëvetes

Politikë

Rama sulmon sërish BE-në/ Nuk pa përtej kufijve të vetëvetes

Publikuar

-

Rama sulmon sërish BE-në/ Nuk pa përtej kufijve të vetëvetes

Kryeministri  Edi Rama nuk i ka kusyer kritikat ndaj BE-së,edhe sot në foltoren e Kuvendit për cështjen e vaksinave anti-covid, ku tha se nuk pa përtej kufijve të vetëvetes.

Rama tha se BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale.

“Sikur e kemi paralajmëruar sot kuvendi do të votojë për finalizimin e marrëveshjes me Pfizer për sjelljen në Shqipëri të masës së parë të vaksinave. Ne kemi dakordësuar për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme.

Kjo vaksinë ka shtrejtësi në raport me të tjerat. Nga njëra anë ne kemi siguruar me marrëveshjen akses për doza të mëtjeshme në rast se do të gjykohet në vijim. Jemi në negociata qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë dhe një sërë shtetesh të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar nga sa duket edhe pse qoftë edhe në dukje nuk është një proces i lehtë.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Tabakut/ Në 4 vitet e fundit, 7 ligje kanë emra biznesesh

E keni ndjekur deklarimin e fundit të OBSH që ka folur për katastrofën morale për shkak të mos garantimit të barazisë së aksesit në vaksinim. Për ne që jetojmë në mes të Europës, rajoni jonë që nuk është pjesë e BE-së, nuk është e panjohur.

Në konceptin e planifikimit të marrjes së aksesit, përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijtë të vetvetes, e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale” tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bie” Elbasani/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatet e 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Në këtë mënyrë kanë mbetur në fuqi rezultatet e 25 Prillit edhe për Elbasanin.

Më herët, Kolegji Zgjedhor “rrëzoi” PD për  Qarkun e Fierit.

Me këto dy qarqe Kolegji Zgjedhor u ka dhënë fund sot ankimeve të PD për pavlefshmëri zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet nga qeverisja”/ PD sulmon kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka rezultuar i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se Ismailaj ishte produkt politik i Edi Ramës.

Sipas tij, përballë së vërtetës kryeministri Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët. Bardhi shtoi se herët apo vonë edhe Rama do të përballet me drejtësinë.

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron”, ka shkruar Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i PS i dënuar në Greqi/ “Rama i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i bashkisë së Mallakastrës rezultoi i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja.

Sipas tij, me këtë u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike.

Më tej, ai thekson se Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen.

‘Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!’- shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE