Politikë
Rama kritikoi BE-në/ Basha i del në mbrojtje: Fajin për vaksinat e ka Tirja i qeverisë

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot BE-në për qëndrimin e mbajtur për vaksinimin, teksa ngriti akuzat se nuk pa përtej kufijve të vetëvetes dhe la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale.
Për këtë ka reaguar pak minuta më parë edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se fajin nuk e ka BE, por Tirja e qeverisë, duke iu referuar Ramës.
Ai deklaron se Rama po fajëson të tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë, ndërsa pretendon se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira.
“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.
Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.
BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha./ CNA.al