LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Presion psikologjik”/ Ndjekësit “masakrojnë” Bora Zemanin për sjelljen ndaj Ledianës

18 Janar 2021, 11:21, Lifestyle CNA

Mbrëmjen e kaluar është transmetuar emisioni ?Përputhen Prime?, ku është zbuluar një nga prapaskenat e takimit mes konkurrentes së re Ledianës dhe Mevlanit.

Gjatë takimit janë xhiruar disa skena prapa kamerave që Lediana nuk e dinte që po xhirohej. Në momentin që ajo e ka kuptuar se kamerat akoma po xhironin,, ka reaguar keq duke thënë se nuk duhej të xhiroheshin pa dijeninë e saj.

Ky moment është diskutuar në Përputhen Prime ku në një moment moderatorja Bora Zemani i është drejtuar me tone të larta Ledjanës duke i thënë se nëse nuk e përballon dot mund të largohet nga emisioni.

Kjo sjellje e Borës është kritkuar pafund në videot e publikuar në Youtube nga emisioni i kaluar kur e kanë quajtur reagimin e saj si presion psikologjik ndaj konkurrentes.

Ne kemi shkëputur disa prej komenteve të cilat mund ti shihni më poshtë ose në videon e mëposhtme./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Lajmet e fundit nga