Connect with Us

Pipero: Pse ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet ta bëjnë vaksinën

Sociale

Pipero: Pse ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet ta bëjnë vaksinën

Publikuar

-

Pëllumb Pipero flet për herë të parë/ Tregon simptomat që kishte dhe mjekimin që përdori për Covid

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili u vaksinua ndër të parët nga bluzat e bardha në vend, në një intervistë tregon se vaksinimi padyshim është një fazë e rëndësishme e kësaj pandemie.

Mjeku i shpjegoi gazetës se njerëzit nuk duhet të jenë skeptik për të bërë vaksinën dhe ai mendon që personat që e kanë kaluar virusin Sars-Cov-2 nuk duhet të bëjnë vaksinën pasi kanë mjaftueshëm anti-trupa. “Vaksina shënoi fillimin e fundit të kësaj pandemie,” shprehet mjeku.

Doktor, si jeni ndjerë pas vaksinimit, a keni pasur efekte anësore?

Ndjehem shume mirë, kam pasur dhimbje në vendin e injektimit 3-4 ditë, por jo dhimbje e fortë, e durueshme, madje cilësohet e zakonshme pas aplikimit të kësaj vaksine!

Si funksionon M-ARN e cila po cilësohet si arritja me e madhe e shkencës në dekadën e fundit?

Mendoj se vaksina e re, bazuar ne M-ARN, nuk është vetëm një arritje e madhe e shkencës por dhe një mundësi e madhe për t’ju përgjigjur në kohë më të shpejtë kësaj pandemie dhe çdo pandemie të mundshme në të ardhmen. Është një teknologji shumë novatore e cila nuk bazohet me në përdorimin e viruseve të “dobësuar” të cilët nuk shkaktojnë sëmundje por stimulojnë prodhimin e antikorpeve mbrojtëse duke mundësuar imunitet specifik, por ndonëse rrallë ndonjëherë shkakton edhe një sëmundje të ngjashme të lehtë, për shembull “grip ngjasuese” në rastin e vaksinës ndaj influencës stinore, por në atë që quhet ARN mesangere, e cila stimulon prodhimin e antikorpeve specifike mbrojtëse, madje edhe kujtese imunologjike efektive dhe kësisoj mbrojtje afatgjatë!

A duhet ta bëjnë vaksinën personat që tashmë e kanë kaluar Covid-19?

Unë kam pasur dhe kam mendimin se personat që e kalojnë Covid-19 me ose pa nevojshmëri klinike, jo vetëm përballin një sfidë, por edhe krijojnë imunitet natyral, i mjaftueshëm dhe i vlefshëm për një kohë relativisht të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, kjo ngelet për t’u parë natyrisht, ndaj mendoj se nuk e kanë të rekomanduar vaksinimin, madje nuk e kanë as të nevojshëm edhe pse nuk ju bën dem, përkundrazi! Gjithsesi varet nga udhëzimet e OBSH dhe politikave lokale ta aplikojnë apo jo vaksinën, në ketë rast unë do mendoja që ata të ishin fasha e fundit për ta aplikuar.

Në dijeninë tuaj çfarë kujdesi duhet të kenë personat që marrin dozën e parë të vaksinave?

Duhet të bëjnë të njëjtin kujdes, pra të përdorin maskën, të ruajnë distancën dhe të kenë kujdesin e duhur për higjienën e duarve. Madje ky kujdes duhet të na shoqërojë të gjithëve deri në fund të kësaj pandemie.

LEXO EDHE:  “Po vlerësojmë skenarë të ndryshëm të furnizimit, përveç Covax”/ Silva Bino zbulon se kur do të nis vaksinimi në Shqipëri

Duke nisur nga një vëzhgim i Gazetës “Si” qytetarët ishin disi skeptikë për të bërë vaksinën. A e rrezikon kjo imunitetin e tufës?

Do ju rekomandoja të gjithë qytetarëve të mos jenë skeptik, të vaksinohen të gjithë, natyrisht duke respektuar programin e hartuar nga specialistet dhe të jenë të sigurt jo vetëm për faktin që kjo vaksine ka fare pak efekte anësore, madje të lehta, sikundër mund të jetë një dhimbje e lehtë në vendin e aplikimit, ndonjë here edhe skuqje apo të përziera, e mbi te gjitha është shumë efektive!

Për sa i përket virusit. A ka ndryshuar ai nga gjendjet klinike me të cilat përballeni çdo ditë? A kemi raste të varianteve të reja të virusit, nga qasjet klinike?

Në praktikën klinike, ende nuk kemi ndonjë eksperience e cila të lidhet me viruset e “reja” qarkulluese, por dua të ritheksoj se gjatë kësaj pandemie rrallë kemi parë dy pacientë që të kenë klinikë të ngjashme si të thuash plotësisht, pasi përgjigja ndaj këtij virusi është tërësisht individuale, në varësi të përgjigjes imunitare.

Sipas mendimit tuaj kur mund t’i shohim rezultatet e vaksinimit?

Mendoj se rezultatet e vaksinimit duhen pritur pasi të vaksinohen së paku 20% e popullsisë, dhe fundin e shpejtë të pandemisë pasi të jenë vaksinuar mbi 60% e popullsisë. E sigurt është që vaksina shënoi fillimin e fundit të kësaj pandemie!/ Gazeta “SI”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Ashtu si ditën e sotme, edhe nesër vendin e pret një ditë tjetër e qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë mjegulline lokale. Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 ballë, ndërsa temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 13°C

LEXO EDHE:  Kur vjen vaksina kundër Covid-19 në Ballkan?/ Flet kryezëdhënësi i KE-së

LEXO EDHE:  “Atje ku hyn dielli, s’ka virus”/ Gjuzi merr rolin e ekspertit, thirrje qytetarëve të thyejnë karantinën

zonat e ulëta 4°C deri në 19°C

zonat bregdetare 5°C deri në 19°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Priste të martohej/ 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Publikuar

-

Nga

Priste të martohej/ 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Një 27-vjeçare nga Berati, ka humbur betejën me Covid, duke ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E reja Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes u transportua në Tiranë ku qëndroi 3 ditë në intubim.

Sipas familjarëve e reja që priste të martohej së shpejti por nuk ka mundur t’ia dalë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

LEXO EDHE:  Viktimat nga Covid në Shqipëri/ Rama nxjerr grafikun dhe i mbush mendjen qytetarëve

LEXO EDHE:  “Të kanë veshur një kostum që se mban dot”/ Plas sherri mes Skënder Brataj dhe Koduzit

E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Çohuni një orë më parë dhe kapni autobusin që nuk ka fluks”/ Rakacolli: Fjala ime u keqinterpretua

Publikuar

-

Nga

Variantet e reja të Covid në vendin tonë?/ Rakacolli zihet ngushtë: S’na jep përgjigje njeri

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sqaroi deklaratën e dhënë disa ditë më parë ku u shpreh se qytetarët duhet të zgjohen një orë më përpara dhe të arrinin autobusët që kishin më pak njerëz.

E ftuar në ‘A2 Cnn’ajo sqaroi se deklarata e saj ishte keqkuptuar.

“Ka ndodhur një keqkuptim dhe keqinterpretim për atë që jam shprehur. Se situata në autobusë është e ngarkuar, është vend ku mund të merret infeksioni dhe përgjigja ime është drejtuar qytetarëve dhe nuk është thënë përgjigja tjetër që nëse e shihni që autobusi është plot mos hipni, se ju infektoni familjarët, por jo se nuk duhen shtuar kontrollet në autobusë. Ka qenë një këshillë praktike dhe është thënë qartazi dhe janë përcaktuar protokollet që ky transport të mos bëhet vatër infeksioni dhe jo çdo gjë të bazohet te protokollet. Ajo që më bën përshtypje është që fokusohemi te përgjigjet negative dhe jo te mesazhi. Kur e shohin që autobusët janë të ngarkuar të mos hipin, pavarësisht masave që ne marrim. Ndoshta me të drejtë është keqinterpretuar patjetër që duhet vëmendje e shtuar dhe nuk duhet të pranojnë të hipin të tjerë. Duhen më shumë kontrolle masa ndëshkuese edhe për operatorët. Është e pamundur që fizikisht që në çdo orar dhe autobus të çosh nga një kontrollor”-është shprehur ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE