Politikë
Përçarja e LSI/ Meta komenton largimet nga partia

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Vlora largimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në përgjigjen e tij për fgazetarët, Meta u tregua i rezervuar, ndërsa tha se nuk janë çështje e tij largimet. Meta theksoi se Gledion Rehovicëne largoi dekriminalizimi, ndërsa sugjeroi që të vendosen figura të reja, të pakonsumuara.
“Më vjen keq të merrem me çështje që s’më takojnë. Kam një sugjerim që të vendosin figura të reja dhe të pakonsumuara për të qëndruar dhe jetuar këtu si qytetarë europianë. Figura me integritet dhe që luftojnë çdo ditë, që nuk fshihen kamerave e TV. Dhe figura të pastra pa probleme me dekriminalizimin. Presidenti nuk e ka penguar fondin për Vlorën. Ka pasur LSI një në Vlorë me dekriminalizimin dhe ka bërë shumë mirë që nuk e ka mbrojtur”, theksoi ai./CNA.al