LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pengu i karrierës, Cikalleshi tregon pse dështoi transferimi te ekipi i madh i Serisë A

18 Janar 2021, 12:28, Sport CNA
Pengu i karrierës, Cikalleshi tregon pse dështoi transferimi te ekipi

Sokol Cikalleshi ka qënë i ftuar në ?Ora Sport? atje ku ka folur për karrierën e tij. Mundësia ishte e artë për të kaluar te Sampdoria, por nuk u plotësua për shkakun se nuk ishte hapësira bosh e ekstra-komunitarit.

?Para 6 vitesh kur luaja në Kroaci, para se të vija në Turqi, presidenti i Splitit ka patur dy oferta në tavolinë. Ka patur Basaksehirin dhe Sampdorian në Itali.

Por duke qenë se unë isha ekstra-komunitar, trajner atëherë ka qenë Mihajloviç. Menaxheri im është takuar me të dhe kam pritur dy javë që të hapej vendi i ekstra-komunitarit edhe pse ana financiare ishte shumë më e paktë në krahasim me Turqinë.

Do më pëlqente shumë të luaja atje por nuk u mundësua dhe rrjedha e karrierës sime shkoi në këtë drejtim duke luajtur në Turqi?, u shpreh Cikalleshi.

Lajmet e fundit nga