Connect with Us

Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB

Aktualitet

Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB

Publikuar

-

Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB

Prej së enjtes, më 21 janar dhe deri në 25 prill, Euronews Albania do të sjellë emisionin “Barometri Politik”në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze me eksperiencë ndërkombëtare pjesë e “Kantar Group”, MRB, nën drejtimin e gazetares Ilva Tare.

“Barometri Politik” do të masë çdo javë pulsin e qytetarëve për çështjet më të rëndësishme në vend dhe për partinë tek e cila ata besojnë.

Çdo të enjte përballë një paneli analistesh të “Barometrit Politik” do të sillen opinionet e rreth 10 mijë të intervistaurve në pesë sondazhe deri më 25 prill.

Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? A do të fitojë qeveria Rama një mandat të tretë, apo do të ketë rrotacion politik?

Grumbullimi i të dhënave realizohet përmes metodës së intervistimit derë më derë, dhe metodës cilësore, ku përfshihen qytetarë të ndryshëm në varësi të gjinisë, moshave dhe gjeografisë.

“Nëse kjo ka të bëjë me kampione, më duhet të them se kemi bërë tre gjëra lidhur me këtë rast. E para është që preferojmë të bëjmë intervista kokë më kokë, 1 mijë e 600, që është një numër i madh. Mendoni se kur, institucionet ose mediat na kërkojnë të bëjmë sondazhe në Greqi për to, ato nuk kërkojnë kampione më të mëdha se 1 mijë persona, ajo që ata kërkojnë është përfaqësimi i personave të këtyre anketave,” – tha Dimitris Mavros, drejtor i MRB-së.

Mavros shpjegoi se çfarë rëndësie ka larmia e përfaqësimit në sondazhe. Ai tha se cilado-qoftë përmasa e kampionimit, nëse nuk ka përfaqësim të larmishëm ajo që fitohet është vetëm rritja e marzhit të gabimit.

“Pra, gjëja e parë që duhet të bëhet është kontrolli sa i përfaqësuar është sondazhi. Dhe në kemi bërë shumë përpjekje në këtë drejtim. Gjëja e dytë që duhet bërë është kontrolli i rezultateve. Ne kemi bërë një sondazh telefonik shtesë ku përmasat ishin 2 mijë njerëz për të parë cilat ishin ndryshimet, apo për të parë nëse kemi të njëjtën hartë politike në vend. Dhe e treta është cilësia e sondazhit. Sa për të kuptuar motivet e fshehta të asaj që po ndodh. Dhe do të shihni se do të ketë deklarata nga vetë njerëzit, që sqarojnë vetë dhe hapur se çfarë mendojnë për kandidatët politikë. Ose do të flasin për partitë politike, ose për vetë liderët dhe do të ketë gjëra mahnitëse,” – shpjegoi Mavros.

LEXO EDHE:  A do të garoj në Fier në 25 prill?/ Mediu jep përgjigjen e prerë

Euronews Albania është e vetmja media që investon për të pasur sondazhe periodike, duke filluar katër muaj para zgjedhjeve deri në javën e fundit.

“[…] ne duam të dimë hartën politike. Prandaj është kaq e rëndësishme për thellësinë dhe gjerësinë [e sondazheve]. Ajo që do të bëjmë është të ndajmë informacionin në programe të vazhdueshme televizive, në mënyrë që njerëzit dhe kandidatët të kenë idenë e detajuar jo vetëm të asaj që ndodh, por edhe përse po ndodh. Ndaj çdo tre javë ne do të kemi një valë tjetër dhe një tjetër më pas. Ajo që kemi planifikuar deri tani është të realizojmë pesë valë deri në ditën e zgjedhjeve. Gjë që është shumë e rëndësishme, sepse vetëm atëherë je i sigurt se çfarë shifrash do të paraqesësh pesë ditë para zgjedhjeve. Sepse këtu është pesë ditë afati para zgjedhjeve. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nuk gjenden lehtë media që duan të investojnë në përpjekje të tilla, për të pasur këtë lloj qasjeje,” – tha më tej drejtori i MRB-së.

Metodologjia dhe rezultatet do të prezantohen hap pas hapi, në një angazhim të pashembullt për një sipërmarrje televizive për katër muaj çdo të enjte, në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania në bashkëpunim me eksperiencën dhe besueshmërinë e kompanisë MRB./euronews

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Rregullohet ligji i SPAK/ Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Publikuar

-

Nga

Rregullohet ligji i SPAK, Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka qenë pjesë e grupit të punës që ka propozuar ndryshime në reformën e drejtësisë. Ai tha se bëhet fjalë për ndërhyrje për kompetencat mbi hetimin e korrupsionit të nivelit të ulët që të hiqet si pjesë e hetimeve të SPAK.

Për vitin e parë të ekzistencës së SPAK ka pasur prurje nga individë dhe institucione dhe nisur nga baza ligjore nuk të lejon që të bësh përzgjedhje, kjo gjë tha z. Kraja gjatë intervistës për Euronews Albania ka sjell dhe një situatë bllokuese në institucionin që ai drejton.

Gjithashtu, Arben Kraja theksoi se “mungesa e BKH e ka vështirësuar punën e funksionimit të SPAK”, që është struktura e hetimit në ndihmë të prokurorëve të SPAK. Ndryshimet e propozuara së fundmi shto ia kanë marrë dhe dakordësinë e ndërkombëtarëve.

LEXO EDHE:  Vasili i përvishet Ramës/ Tërmeti kërkon veprime, jo fjalime

LEXO EDHE:  “Zonja Kim humbi diplomacinë, Bashën e ka vetëm “frymëzim” për batuta”/ Mitro Çela krenar për Ramën?

I pyetur nga gazetari Eni Ferhati nëse SPAK po heton “peshq të mëdhenj”, z. Kraja u tregua hermetik duke thënë se për të çdo person që shkel ligjin nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

“Gjatë vitit të kaluar kemi hetuar mbi 500 procedime penale. Koncepti i peshqve të mëdhenj apo të vegjël është koncept figurative nuk është koncept ligjor. Parimi jonë I punës është që ata që shkelin ligjin duhen ndëshkuar dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

Muajin e fundit janë dhënë vendime dënimi për 30 apo 40 të pandehur nga gjykata, me vendime konfiskimi që shkon deri në 300 mijë metra katrorë tokë që I kthehen shteti apo deri në 5 milionë euro që i kthehen shtetit në administrim. Padyshim që do të ketë më shumë në të ardhmen”, deklaroi z. Kraja./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  Basha, njësoj si dy vite më parë

LEXO EDHE:  Padia për shpifje/ Paloka: Tabulatet do tregojnë lidhjet e Ramës me krimin

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE