Connect with Us

“Mjekët nuk janë heronj”/ Dasho i kthehet keq Ramës: Spitalet janë mbushur me Tire, largohu!

Politikë

“Mjekët nuk janë heronj”/ Dasho i kthehet keq Ramës: Spitalet janë mbushur me Tire, largohu!

Publikuar

-

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për mjekët ndërsa thekson se sa herë Rama del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Dasho thekson se sot Shqipëria nuk ka heronj por ka Tire! Sipas tij, ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve!

Me tej ai i kërkon kryeministri Rama të largohet pas gjithë këtyre dështimeve.

PËRRALLA ME HERONJ!
Sa herë del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, kryeministri evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve. Si atëherë kur u zu me presh në dorë duke manipuluar shifrat e vdekjeve, ashtu edhe sot me Tiren, çdo komenti kritik ai i bën bisht me frazën shabllon “Mjekët tanë janë heronj!”
Se ç’lidhje ka Tirja me “heronjtë” e kryeministrit, këtë mund ta argumentojë vetëm një mendje demagoge dhe manipulative!
Nuk është hera e parë që e shkruaj dhe e them: “Mjekët nuk janë heronj”!
Në historinë e Shqipërisë kemi patur gjithsej dy apo tre heronj të vërtetë! Nën modelin sovjetiko-kinez, Enveri nisi të prodhonte “heronj” me shumicë duke përdorur si lëndë të parë traktoristët, shoferët apo fatkeqët që humbnin jetën në detyrë!
Në se dikujt prej kolegëve bluzëbardhë i pëlqen manteli i pamerituar i heroit dhe nuk arrin të bëjë paralelizmin midis vetes dhe mjelësve të Enverit, aq më keq për të!
***
I dashur Borat!
Ti dhe qeveria jote i latë mjekët dhe infermierët në mëshirën e fatit! I paguat më keq se çdo koleg i tyre europian. Në shtatë vjet nuk u ngritët asnjë lek pagën; as edhe për indeksim! Sot çuditeni pse ka korrupsion dhe bëni sikur nuk e dini!
Informaticienët, kimistët dhe klarinestitët që ti caktove të drejtojnë shëndetësinë i keqtrajtuan dhe i dëbuan bluzat e bardha me turma drejt Gjermanisë, Italisë e vendeve të tjera! I lanë spitalet pa mjekë, pasi nuk e kanë idenë se për të arsimuar një mjek duhen 20-25 vjet dhe dhjetëra mijëra euro! Injorantët që vure ti në drejtim kaq dinin dhe kaq bënë! Kasaphanë me sistemin shëndetësor!
Sot Shqipëria nuk ka heronj! Ka Tire! Ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve! Gjatë pandemisë të lënë edhe pa pajisje mbrojtëse! Muret e spitaleve ama i kemi të lyer njëlloj si Europa!
Herë pas here, ti bën estradë me mjekët duke i rreshtuar para klarinetistëve të tu sikundër i rreshton sivëllai yt Kim Jong-un! Mjaft më me talljen, nëpërkëmbjen dhe përdorimin e tyre si kukulla propagandistike!
Borat!
Lëri përrallat me heronj dhe shiko realitetin e mbushur me Tire!
Deklaratat në media dhe statuset në mediat sociale flasin se Tiret janë kudo! Në çdo spital! Diku janë sanitare, diku tjetër koordinatorë! Jo rrallë, i kanë vënë përfund mjekët dhe infermierët! Heronjtë, pra…
Ky është modeli “Kap ç’të kapësh” që mbizotëron në shtetin tënd! Modeli ku pothuajse kushdo mundohet të shfrytëzojë postin për t’u pasuruar pavarësisht se shkel mbi ekonominë, shëndetin, madje edhe jetën e tjetrit!
Merr përgjegjësi për Tiret duke u kërkuar shefave të tyre, nga përgjegjësi i turnit dhe deri tek ministrja e shëndetësisë të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve, sepse, në vend që t’i shëronin nga COVID, i lanë në mëshirë të Tireve!
Meqë ra fjala!
Me kaq dështime sa ke patur, bën mirë të ikësh edhe vetë…”, shkruan Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Një marrëveshje Rama-Basha?/ Agron Duka: Këtë nuk e pranojnë as shqiptarët

LEXO EDHE:  Incident në Kavajë/ Qytetari ndërpret Bashën për Roshin

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Incident në Kavajë/ Qytetari ndërpret Bashën për Roshin

LEXO EDHE:  Nga Armand SHKULLAKU/Pse Edi Rama nuk ndahet dot nga Meta

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE