Politikë
Mediu zyrtarizon kandidatët në Shkodër/ Nuk do ndaj parcelat me PD, jam i gatshëm…

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zyrtarizoi sot listën e kandidatëve për deputetë në Shkodër, pas listës së Tiranës.
Mediu zbuloi se lista e kandidatëve për Shkodrën do të përfaqësohet nga Partia Republikane, ndërsa theksoi se për të është e rëndësishme që opozita të bashkojë votat.
“PR do të prezantojë kandidatët e 25 prillit, të cilët do të jenë kandidatët e PR-së dhe opozitës. Për mua është e rëndësishme të bashkohen votat. Edhe republikanët dhe partitë e tjerë. Meqënëse ne me PD kemi marrëdhënie specifike, jo të ndajmë parcelat, por të fitojmë së bashku, në interes të Shqipërisë dhe të bashkojmë shqiptarët.
Ne jemi të gatshëm që në atë hapësirë ku kandidon PR të gjykojmë së bashku kush është kandidati më i mirë. Për të mos i prerë rrugën asnjë demokrati apo republikani. E po presim një përgjigje nga PD për listat, në interes tonin si shqiptarë. Rama ndryshoi kodin zgjedhor për të na përçarë. Unë nuk kam preferencë personale për qarqet, mund të shkoj kudo ku mund të marr dhe një vote”, u shpreh ai.
Teksa u pyet nga gazetarët nëse ka pasur ndonjë sinjal nga kreu i PD-së Lulzim Basha, kreu i Republikanëve deklaroi: “Ne vazhdojmë negocimet, kur je në politikë ke raport me publikun jo vetëm me kolegët pasi nuk kemi të bëjmë me interes tonin personal, por të gjithë shqiptarëve”./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...